Mustafa: VV t’i ndalë presionet ndaj LDK-së, jemi parti pothuajse të barabarta

Mustafa: VV t’i ndalë presionet ndaj LDK-së, jemi parti pothuajse të barabarta

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në 30 vjetorin ka thënë se partia e tij është prijëse e të gjitha proceseve në Kosovë, para dhe pas luftës. Ai ka folur edhe për përpjekjet që po bëjnë për marrëveshje me VV “LDK është parti e parë pluraliste në Kosovë, kemi marrë përgjegjësi për Kosovën në të gjitha […]

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në 30 vjetorin ka thënë se partia e tij është prijëse e të gjitha proceseve në Kosovë, para dhe pas luftës. Ai ka folur edhe për përpjekjet që po bëjnë për marrëveshje me VV

“LDK është parti e parë pluraliste në Kosovë, kemi marrë përgjegjësi për Kosovën në të gjitha fazat e paraluftës dhe pasluftës, prandaj më se paku kemi nevojë për presion publik e mediatik për këtë marrëveshje, sidomos nuk kemi nevojë për presion nga ata që kanë mbrojtur portat e partive të të tjerëve. Ne kemi dëshirë pa këtë presion dhe pa fushatë kundër LDK-së ta bëjmë një koalicion meritor për qeverisjen e ardhshme”, ka thënë Mustafa, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se VV dhe LDK kanë dalë si të barabarta në zgjedhje.

“Jemi subjekte pothuajse të barabartë me një diferencë prej një deputeti, le ti lexojë qartë rezultatet sepse ne po i lexojmë qartë rezultatet”, ka thënë Mustafa.

“Kemi qenë të bindur se do ti fitojmë zgjedhjet. Kemi mbetë me një deputet mbrapa partisë që ka dalë e para në këto zgjehdje, ne vlerësojmë votën e qytetarëve dhe i mbetemi besnik kësaj vote. Si rezultat i zgjedhjeve të fundit LDK ka treguar vullnet të qeverisë me Vetëvendosje dhe të ndajë përgjegjësitë për qeverisjen e shtetit. Pjesëmarrja në një qeverisje të tilë kemi vlerësuar të jetë në harmoni me besimin që kemi marrë në këto zgjedhje. Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshje me VV, që i siguron Kosovës një qeveri stabile, 4 vjeçare. Në përpjekjet tona për të arritur marrëveshje, jemi të vetëdijshëm për dallimet ideologjike për kulturën politike dhe të kaluarën, por po bëjmë përpjekje të gjejmë rrugë të jemi bashkë në qeverisje.  T’i trajtojmë të gjitha pozitat dhe të sigurojmë një balance shtetëror që ti kontribojmë demokracisë së shtetit”, ka thënë ai.

Mustafa: LDK formoi shtetin e Kosovës

“Ishte prijëse për pavarësi, sot që po fillon dekada e katërt LDK është adresë e zhvillimit të projektit të përhershëm të shtetit të pavarur të Kosovës në kufijte e njohur nga e gjithë bota demokratike. Sot u mbushën 30 vjet të veprimtarisë të LDK-së. LDK ka dhënë e para kreun e shtetit të Kosovës, presidentin tonë historic Ibrahim Rugovën, të zgjedhur me vota të drejtpërdrejta. LDK ka organizuar shpalljen e pavarësisë, ka propozuar shenjat e shtetit të Kosovës, himnin flamurin, ka nisur udhëtimin diplomatik në mbarë botën. LDK ka organizuar funksionimin e shtetit parallel të Kosovës, Qeverinë në ekzil, ka mbajtur gjallë arsimin, shumë anëtarë e simpatizantë janë flijuar për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Mustafa, përcjell Periskopi.

Ai më pas, ka bërë lavdata për ish kryetarin Fatmir Sejdiu dhe për Qeverinë e tij, në kohën kur ka udhëhequr vetë ai, Mustafa.

“Në krye me kryetarin e saj Fatmir Sejdiu, Kosova shpalli pavarësinë dhe u njoh nga GJND-ja.  Drejtuam Qeverinë, duke i dhënë vendit drejtim demokratik, duke rritur zhvillimin ekonomik, nënshkroi kontratën e parë me BE-në, atë për MSA-në dhe plotësoi të gjitha kushtet për liberalizim vizash. Dëshmuam qartë se dimë të drejtojmë shtetin pa korrupsion dhe mund të ndërtojmë relacione të forta me BE-në dhe SHBA-në”, ka thënë ai, shkruan Periskopi.

“LDK ka ditur t’i mposhtë pengesat dhe hendeqet që janë vënë për ta penguar Kosovën si shtet të lirë dhe demokratik”, ka thënë ai./Periskopi/

https://www.facebook.com/periskopi/videos/2536676099765046/

 

 

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot