Nagavci mesazh Rrahman Jasharajt: S’jemi si qeveritë e kaluara, s’mund të më shantazhoni

Nagavci mesazh Rrahman Jasharajt: S’jemi si qeveritë e kaluara, s’mund të më shantazhoni

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se nuk do të lejojë askënd ta shantazhojë në punën e saj si përgjegjëse e dikasterit të arsimit. Duke folur për raportet me SBASHK-un, Nagavci në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet për situatën e arsimit në pandeminë COVID-19, tha se testimi […]

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se nuk do të lejojë askënd ta shantazhojë në punën e saj si përgjegjëse e dikasterit të arsimit.

Duke folur për raportet me SBASHK-un, Nagavci në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet për situatën e arsimit në pandeminë COVID-19, tha se testimi si instrument i vlerësimit të mësimdhënësve nuk parashihet me legjislacion në fuqi.

“Unë nuk shantazhoj askënd, po ashtu nuk ka asnjë person, asnjë organizatë që mund të më shantazhojë mua”, tha ajo.

Nagavci në foltoren e legjislativit tha se Qeveria Kurti 2 nuk do të bëjë ndërhyrje politike, sikur qeveritë e kaluara.

“Unë dhe qeveria jonë nuk do të jemi njëjtë sikur qeveritë e kaluara. Ne jemi të gatshëm, të përkushtuar për të punuar me të gjithë. Përkatësia partiake nuk është e rëndësishme. Por është problem kur personat jo kompetent për shkak të favoreve politike”, u shpreh Nagavci.

Ministrja e Arsimit tha se në fillimin e vitit të ri akademik do të jetë udhëzimi i ri administrativ që do të mundësojë që regjistrimi i studentëve për herë të parë të jetë pa pagesë.

“Në fillim të vitit të ri akademik ne do të jemi të gatshëm udhëzimin e ri administrativ që mundëson regjistrimin e studentëve për herë të parë që të jetë krejtësisht pa pagesë”, tha ajo.

Debati për arsimin në pandeminë COVID-19 është duke vazhduar në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme
“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Përfundon seanca në Apel për Endrit Nikën, pritet vendimi

Përfundon seanca në Apel për Endrit Nikën, pritet vendimi