Naim Ndërmjetësuesi: Si i treguan kryehoxhës Tërnava se feja s’ka çka përzihet në shtet

Naim Ndërmjetësuesi: Si i treguan kryehoxhës Tërnava se feja s’ka çka përzihet në shtet

Konferenca e djeshme e ashtuquajtur urgjente e kryeimamit të Kosovës, Naim Tërnava, ngjalli reagime të shumta pasi ajo kishte të bënte me grevën në arsim. Kjo konferencë, u mbajt në ditën kur kryeministri Albin Kurti ishte në Japoni bashkë me ministrin Hekuran Murati. E poashtu, edhe presidentja e vendit, ndodhej jashtë Kosovës. Kritikat për konferencën […]

Derisa greva në arsim, ka hyrë në ditën e 38 sot, në të 37-tën e saj – pra dje – kryeimami kosovar Naim Tërnava, thirri mediat për një konferencë të jashtëzakonshme, në të cilën bëri thirrje që mësimi të nis menjëherë.

Konferenca e çuditshme e kryemyftiut u përcoll me shumë kritika.

Gazetari Valon Syla, në reagimin e tij, tha se ‘hoxha e mori këtë detyrë, duke qenë se në grupin parlamentar të VV-së, janë 11 islamistë’.

I pari që do të duhej me u brengos për ndarjen shtet e religjion, është Naim Tërrnava, për shumë arsye demografike, sepse është pris i bashkësisë më të madhe fetare në Kosovë.

Paska folë për protesta dhe për Qeveri se çka duhet me bo me greva në arsim SBASHKu dhe Albin Kurti. Po flet sikur Akademia e Shkencave në vendeve komuniste, e sidomos ata në Serbi që dalin me skenar-zgjidhje. Por te na Hoxha e ka marrë këtë detyrë se i kanë 11 islamikë brenda VV’së në Parlament si deputetë e që me ata koketon, politizon me këto deklarata, se as ata stë ngojnë më…

Por nuk foli Tërrnava për asnjë dhunim të miturve, dhe asnjë rast e fatkeqësie kohëve të fundit. Ashtu qysh nuk foli për asnjë dëm që grupet islamike i bënë Kosovës jashtë e brenda vendit.

Kujt po i jep mesazh? Politikës? Ata kanë faj që ju kursyen për raporte finaciare të BIK’ut, për tenderat e Xhamive pa fund, që kanë mbetur thatë s’kaj autostradave të Kosovës. Ti po i përzihesh politikës, por ata nuk tu përzien ty, dhe këtu fillon gabimi.

Nevojën për protagonizëm mos e shëroni me politikë, boll i keni xhamiat. Skeni ekspertizë as për politika as për arsim. Lenani rahat qaty”, shkruajti Syla, përcjell Periskopi.

Edhe gazetari tjetër i njohur, Astrit Gashi, pyeti se çka kërkon Bashkësia Islame që të ndërhyjë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes një punëdhënësi dhe punëkryesi (Qeveri – mësimdhënës).

“Cfare kerkon Bashkesia Islame dhe Kryeimami qe duan te nderhyjne se si te zgjidhen mosmarreveshjet mes punedhenesit (qeverise) dhe grevisteve (punekryesit)?

Ne Kosove keto ceshtje jane te ndara- dhe ne kete mosmarreveshje, qe po i demton nxenesit, nuk kane pse te tentojne te ndajne drejtesi bashkesite fetare.

Asnje bashkesi fetare ne Kosove nuk duhet te pretendoj te merr rolin qe e kane ta zeme Kishat Ortodokse Serbe e Ruse ne shtetet perkatese dhe as te Patriarkit Irinej ose pasuesit te tij Perforije ne Serbi!”, shkroi Gashi përcjell Periskopi.

E në një reagim bërë sot, analisti dhe studiuesi Ismail Tasholli, poashtu tha se ‘nukë shtë tabijat (zakon) i joni që feja të përzihet në shtet.

“E mira e së mirës është që Akademia dhe BIK-u mos me u pështjellë kah shteti.

Edhe ashtu s’janë tabijate tona, por tundim dhe refleksion i traditës politike serbe. Intelektualët atje bënin elaborate dhe religjioni i bekonte hapat politik të tyre.

Të mos replikojmë “modele shoqërore”, të cilat në fund bombardohen nga dynjaja”, shkroi Tasholli.

KUJTOJMË se greva në arsim, po i bën më shumë se një muaj. Nga përpjekja e fundit SBAShK- Qeveri për gjetjen e një zgjidhjeje, mund ta shikoni këtë video të Periskopit.

Por që prej realizimit të kësaj video, kemi dëgjuar shumë akuza e kundër-akuza mes palëve në problem.

E fundit dhe më brutalja, është ajo e kryeministrit Albin Kurti që SBAShK-ut iu referua si ‘sindikalistë të PAN-it’./Periskopi

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?