NATO reagon për herë të parë pas sulmit me raketa në Poloni

Pas raportimeve për rënien e raketave ruse në Poloni, ka reaguar për herë të parë NATO-ja. CNN ka raportuar se ka komunikuar me një zyrtar të NATO-s. Ai ka thënë se NATO është duke hulumtuar raportimet që raketa ruse kanë rënë në shtetin anëtar, Poloni. “Po i hulumtojmë këto raportimet dhe po koordinohemi ngushtë me […]
CNN ka raportuar se ka komunikuar me një zyrtar të NATO-s.
Ai ka thënë se NATO është duke hulumtuar raportimet që raketa ruse kanë rënë në shtetin anëtar, Poloni.
“Po i hulumtojmë këto raportimet dhe po koordinohemi ngushtë me aleatin tonë, Poloninë”, ka thënë zyrtari i NATO-s për CNN.
Të gjithë sytë janë drejt NATO-s për momentin, pasi ajo vazhdimisht deklaron se do të mbronte “çdo pëllëmbë” të territorit të saj nga agresioni rus në Evropë.
Rusia e ka mohuar sulmin e supozuar.
Rusia mohon ‘sulmin’ e Polonisë: Nuk është kryer nga armët ruse
https://www.periskopi.com/pentagoni-thote-se-shba-eshte-ne-dijeni-te-raporteve-per-raketat-ruse-qe-goditen-polonine/












