Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, është ndarë nga jeta para disa orësh, raporton Gazeta Sinjali.   I njohur si ‘Baca Bajram’, Qerkini vdiq pas një sëmundje që e mbajti shtrirë që disa muaj.   Lajmin e kanë bërë me dije familja e tij, përmes një njoftimi në Facebook, ku kanë bërë me […]

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, është ndarë nga jeta para disa orësh, raporton Gazeta Sinjali.

I njohur si ‘Baca Bajram’, Qerkini vdiq pas një sëmundje që e mbajti shtrirë që disa muaj.

Lajmin e kanë bërë me dije familja e tij, përmes një njoftimi në Facebook, ku kanë bërë me dije se varrimi do të bëhet ditën e martë, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës.

Bajram Qerkini jetoi çdo ditë me dhimbje në shpirt, pasi prej më shumë se 20 vitesh nuk ka asnjë informacion për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Sot i mbylle sytë për të kaluar në amshim. Vdekja të mori dhe të ngjiti në Olimpin e njerëzve që lanë gjurmë për këtë vend. Vërtet, të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi. Ti sot shkove te Lartmadhëria e Tij.

Sëmundja që të mbajti shtrirë tash e tre muaj ishte pushimi për një jetë plot sakrifica dhe brenga. Sot, u bashkohesh Babës Zenel dhe Babës Sadik, të cilët ndërruan jetë pa e ditur fatin e baballarëve të tyre. Ti shkove me boshllëkun për Reshatin. Njëzet e pesë vite përpjekje për të ditur fatin e djalit dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë. Njëzet e pesë vite me veshin dhe syrin hapur, duke pritur një lajm për ta. I mbylle sytë dhe veshët sot, pa e marrë atë lajm.” – ka shkruar djali i tij ndër të tjera.

Bajram Qerkini jetoi çdo ditë me dhimbje në shpirt, pasi prej më shumë se 20 vitesh nuk ka asnjë informacion për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit