Ndërroi jetë akademiku me prejardhje shqiptare

Ndërroi jetë akademiku me prejardhje shqiptare

Në moshën 89-vjeçare ka ndërruar jetë poeti i njohur dhe akademiku Mateja Matevski. Matevski ka lindur në Stamboll në vitin 1929, fëmijërinë e ka kaluar në Gostivar, kurse ka studiuar në Beograd dhe Shkup, ku dhe ka mbaruar Fakultetin Filozofik. Poeti i njohur është autor i shumë veprave poetikë ku disa prej tyre janë “Rrethi”, “Bliri”, “Lindja e tragjedisë”, “Largësia”, “Kulla e zezë”, “Ikja e xixëllonjës”. […]

Matevski ka lindur në Stamboll në vitin 1929, fëmijërinë e ka kaluar në Gostivar, kurse ka studiuar në Beograd dhe Shkup, ku dhe ka mbaruar Fakultetin Filozofik.

Poeti i njohur është autor i shumë veprave poetikë ku disa prej tyre janë “Rrethi”, “Bliri”, “Lindja e tragjedisë”, “Largësia”, “Kulla e zezë”, “Ikja e xixëllonjës”.

Ndërsa presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në vitin 2013 e kishte dekoruar akademikun me origjinë shqiptarë Mateja Matevski për veprën e tij jetësore dhe kontributin e dhënë në letërsi, shkencë dhe afrimin e popujve të Ballkanit.

Por poeti edhe akademiku Matevski gjatë pranimit të dekorimit kishte deklaruar se atij i vjen keq që s’mund të drejtohet në gjuhën shqipe, pasi shqipja e tij është dialektike dhe e harruar, si dhe kishte treguar që nuk ka banuar në Rekë dhe është rritur në Gostivar dhe Shkup, ndërsa shtëpinë e prindërve e kishte në Rekë, kurse atë rrugët e kishin çuar në drejtime të tjera, si shkrimtar dhe si gazetar.

Akademiku Matevski gjithashtu ka qenë edhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) në periudhën 2001- 2004, drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Maqedonisë, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Maqedoni, si dhe i njohur me shumë çmime të fituara në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Të ngjashme
Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA