Në ditën e 55-të në Qeveri, Kurti prezanton programin: “Populli mund të ëndërrojë pak më shumë”

Në ditën e 55 të qeverisjes, kryeministri Albin Kurti prezanton para deputetëve programin e tij qeverisës. Ai ka ‘lavdëruar popullin që zgjodhi qeverinë e tij’ derisa tha se ‘e di që populli pret shumë’. “Zgjedhjet e 14 shkurtit ishin riafirmim i afinitetit tonë si shoqëri. Ishin konfirmim i afirmimit të vlerave, të punës, besimit e […]
Në ditën e 55 të qeverisjes, kryeministri Albin Kurti prezanton para deputetëve programin e tij qeverisës.
Ai ka ‘lavdëruar popullin që zgjodhi qeverinë e tij’ derisa tha se ‘e di që populli pret shumë’.
“Zgjedhjet e 14 shkurtit ishin riafirmim i afinitetit tonë si shoqëri. Ishin konfirmim i afirmimit të vlerave, të punës, besimit e sinqeritetit. Më në fund këto virtyte në popull u takuan me një qeveri që afirmon këto vlera. I gjithë populli që na sheh sot, të mund të ëndërrojë pak më shumë që të vendosim standarde sa më të larta. Për shumë qytetarë që po na shohin sot, pyetje kryesore është se kur do të shohim rezultate konkrete në drejtësi dhe punësim por edhe se kur do të clirohemi nga ankthi i pandemisë dhe të kthehemi në normalitet”, tha Kurti./Periskopi/












