“Në emër të Albin Kurtit janë vjedhë 50 milionë për Badovcin”: Videoja e bisedës mes asamblistëve të VV-së në Prishtinë

“Në emër të Albin Kurtit janë vjedhë 50 milionë për Badovcin”: Videoja e bisedës mes asamblistëve të VV-së në Prishtinë

Tension e përplasje mes asamblistëve të Vetëvendosjes ka pasur sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Edmond Azemi e Berat Lahu qëndruan në sallë duke e bërë kuorumin për votim të buxhetit, përderisa kjo nuk u pranua lehtë nga aktivistët e ‘rryer’ të Vetëvendosjes. Ishim Gëzim Sveçla, Egzon Azemi dhe Ilir Kërçeli, shef i […]

Edmond Azemi e Berat Lahu qëndruan në sallë duke e bërë kuorumin për votim të buxhetit, përderisa kjo nuk u pranua lehtë nga aktivistët e ‘rryer’ të Vetëvendosjes.

Ishim Gëzim Sveçla, Egzon Azemi dhe Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të Glauk Konjufcës, që tentonin me çdo mënyrë t’i bindin këta dy asamblistë të largohen nga salla.

Nacionale ka publikuar një video ku dëgjohet biseda mes tyre. Aty përmendet emri i Albin Kurtit, hajnia, pronat në Badovc e deri te akuzat e ndryshme.

VIDEO KËTU

Egzon Azemi, që tash më nuk është as asamblist në Prishtinë, e pyet Berat Lahun nëse e kanë kërcënuar me burg. Kjo pasi Lahu që është edhe dhëndër i Liburn Aliut, kishte qenë i arrestuar për rastin Brezovica.

“Nëse të kanë kërcënu me burg, kallxo Për qita po t’bojnë presion”, dëgjohet teksa i thotë Egzon Azemi-Berat Lahut.

O Egzon, unë e kam vujtë, e kam kry..”, përgjigjet Lahu.

Pjesa më e rëndësishme është kur Lahu kërkon të di më shumë për bisedimet që janë bërë për Badovcin.

“Kur m’i kallxoni negociatat, kur m’i kallxoni negociatat për Badovcin, tani… S’ki nevojë… (nuk kuptohet). E mbroj veten. Kur t’mi kallxoni negociatat për Badovcin, unë kam me dalë. Kur t’mi kallxoni negociatat për Badovcin. O s’munet me m’shantazhu mu kërkush. As ti as kërkush. Se ti e bon, se qekjo shantazh osht”, dëgjohet teksa thotë Lahu.

Egzon Azemi e mohon se është duke e shantazhuar Lahun, megjithatë ky i fundit e pyet nëse ka qenë interes i qytetarëve me i dhanë 50 milionë euro komunës.

“Interesi i popullit u kanë me ia jap 50 milionë komunës të Prishtinës a? (Nuk kuptohet)”, thotë Lahu.

Dhëndri i Liburn Aliut flet për një hajni në Badovc në emër të kryeministrit Kurti.

Në emër të Albin Kutit janë vjedhë edhe për Badovcin. Në emër të Albin Kurtit jam shantazhu. A e nive çka tha? A e nive çka tha? A e nive çka tha? Ti je dëshmitar (…nuk kuptohet)”, dëgjohet teksa thotë Lahu.

“Qe ku o ky zotnia që e votojke Badovcin. Dilke në foltore (nuk kuptohet), e ka negociu. Pse kena nejtë, pse kena nejtë qitu? Në emër të Albinit ia ke dhanë 50 milionë. Ti i ke dhanë, ti, ti, ti (nuk kuptohet). Albin Kurti i thirrke njerëzit në telefon (nuk kuptohet) Dil sqarone atje 50 milionëshin… O Egzon lej këto farë sendesh, a keni marrë masa që e ka votu këto? Mos më bon presion”, thotë Lahu.

Këto janë disa nga pjesët të cilët dëgjohen, nga biseda e ashpër mes asamblistëve të VV-së. Edmond Azemi në anën tjetër, qëndron i heshtur gjatë gjithë kohës.

Seanca e sotme eskaloi kur asamblisti i VV-së, Gëzim Sveçla, eskaloi duke shkulur mikrofonët.

Kjo nxiti reagime të shumta në Kosovë.

Gëzim Sveçla dërgohet në mbajtje për 48 orë pasi demoloi mikrofonin

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta