“Në komunikatë keni me marrë përgjigjen, jo këtu” – ZRRE i fton gazetarët dhe nuk u tregon se sa për qind u rrit rryma

“Në komunikatë keni me marrë përgjigjen, jo këtu” – ZRRE i fton gazetarët dhe nuk u tregon se sa për qind u rrit rryma

Bordi i ZRRE-se ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në kuadër të kësaj mbledhje, zyrtarët e ZRRE-së janë deklaruar në lidhje me kërkesat që janë bërë për ngritjen e çmimit. Por më e çuditshmja e kësaj mbledhje është se nga ZRRE-ja nuk është pranuar të bëhet e ditur se sa në fakt do të ngritet […]

Por më e çuditshmja e kësaj mbledhje është se nga ZRRE-ja nuk është pranuar të bëhet e ditur se sa në fakt do të ngritet çmimi i rrymës dhe cilat janë tarifat e reja energjisë-elektrike.

Kësisoj gazetarët nuk janë lejuar të bëjnë pyetje dhe të njëjtëve u është kërkuar të lirojnë sallën.

Nga ZRRE-ja askush nuk ka pranuar të flasë se sa është bërë çmimi i rrymës, sa është përqindja e energjisë-elektrike që është ngritur në faturat e rrymës.

Madje drejtori i ZRRE-së ka qenë tejet i ashpër duke thënë se s’kanë të drejtë gazetarët të bëjnë pyetje, derisa shefi i ZRRE-se, Ymer Fejzullahu kërkoi që të mos ndërpritet mbledhja.

Gazetarët kanë deklaruar se është krejtësisht e padrejtë me i ftu në mbledhje e mos me e ditë se sa përqind po rritet çmimi.

Nga ZRRE-ja assesi s’kanë pranuar të bëjnë të ditur.

“Në komunikatë keni me marrë përgjigjen, jo këtu”, kanë vazhduar të thonë nga ZRRE-ja.

“Na lironi sallën, mos me na detyru me liru sallën”, tha Fejzullahu.

“Nuk e lirojmë sallën pa na tregu përqindjen”, thonë gazetarët.

Fejzullahu kërkoi të mos komplikohet por të presin komunikatën.

Të ngjashme
REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”