Në Twitter ylber, në Facebook kuq-e-zi: Albin Kurti postimin për LGBTIQ nuk e ndan me popullin

Në Twitter ylber, në Facebook kuq-e-zi: Albin Kurti postimin për LGBTIQ nuk e ndan me popullin

*Për nder të Ditës së Krenarisë po iu sjellim një artikull të 18 majit të këtij viti kur kryeministri Kurti kishte shkruar në Twitter për këtë komunitet, por jo edhe në Facebook. Megjithëse, kjo ditë do të festohet nën patronatin e Zyres së Kryeministrit, kryeministri megjithatë nuk ka marrë pjesë. Kryeministri i Republikës së Kosovës […]

*Për nder të Ditës së Krenarisë po iu sjellim një artikull të 18 majit të këtij viti kur kryeministri Kurti kishte shkruar në Twitter për këtë komunitet, por jo edhe në Facebook. Megjithëse, kjo ditë do të festohet nën patronatin e Zyres së Kryeministrit, kryeministri megjithatë nuk ka marrë pjesë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës duket se është mjaft i stërholluar kur është puna te postimet në rrjetet sociale në Internet. Ai së fundi ka shprehur solidaritetin me komunitetin LGBTIQ në Twitter, por një gjë të tillë nuk e ka bërë edhe në rrjetin më masiv, Facebook.

Kurti ka shfaqur ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me ngjyrat që simbolizojnë komunitetin LGBTIQ. Një gjë e tillë është bërë për çdo vit tash e gati një dekadë në Kosovë për të shenjuar Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë.

“Për ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, si shenjë solidariteti, ndërtesa jonë qeveritare do të jetë e ndriçuar me ylber. Diskriminimi na ndan dhe përçan neve. Mund të tallojmë sa i përket orientimeve dhe besimeve, por të  gjithë jemi të barabartë. Le të qëndrojmë ballëlart kundër çdo lloji të paragjykimit, jo veç sot por çdo ditë.” – ka shkruar ai në Twitter, përcjell Periskopi.

Sidoqoftë, vitin e kaluar qeveria ishte kritikuar ashpër pasi që kishte hezituar për kohë të gjatë që ta bënte ndriçimin e objektit të qeverisë siç kishin bërë qeveritë paraprake.

Kurti megjithatë nuk e ka ndarë fare postimin në fjalë edhe në Facebook, e i cili njihet si një rrjet social më popullor në Kosovë.

Postimi i tij i fundit në Facebook është ai për takimin virtual me kancelaren Angela Merkel, e i cili i ka marrë më shumë se 23 mijë pëlqime. Ky postim natyrisht që është shpërndarë edhe në Twitter.

Por, postimi për LGBTIQ ka marrë vetëm 506 [18 maj, ora 11:50 e paradites].

“Duket se vendi ka dy Albin Kurta. Njëri në Facebook ‘kuq-e-zi’ dhe tjetri në Twitter me ngjyra ylberi.” – mund të ishte komenti i ndonjë analisti nëse do të kishim kohë të shtronim pyetjen. /Periskopi   

Të ngjashme
Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK