Në vend që të zgjidh ngërçin në Kuvend, Kurtit i shkoi qershori me kaci në dorë

Në vend që të zgjidh ngërçin në Kuvend, Kurtit i shkoi qershori me kaci në dorë

Qeveria ka hyrë në mandat me premtime të forta për ndryshime për shtetndërtim, por po e përfundon me pak, ose hiç. Me mosrealizimin e premtimeve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti mesa duket po dëshiron të lë gjurmë përmes gurthemeleve, raporton Periskopi. Një të tillë së fundmi e vendosi në Mitrovicë. Më 1 korrik, Albin Kurti […]

Një të tillë së fundmi e vendosi në Mitrovicë.

Më 1 korrik, Albin Kurti bashkë me ministra në detyrë e mori rrugën për atje, ku “mision” e kishin vendosjen e gurthemeleve të dy urave afër asaj kryesore të Ibrit.

“Kaciat” i hodhën, dhe për Kurtin kjo nuk paraqiste asgjë të keqe. Ndërkohë për Urën kryesore e Ibrit, ka thënë se do të hapet edhe ajo dhe se po insistojnë vazhdimisht për një gjë të tillë.

“77 ura janë gjithsej përgjatë lumit Ibër. Prej tyre 35 janë në Kosovë. Në vjeshtë bëhen 37, sepse punimet për ndërtimin e dy urave të reja nisën sot në Mitrovicë.

Njëra urë do të jetë për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve, me gjatësi 51 metra dhe gjerësi 10 metra, nga të cilat 3 janë trotuar (nga 1.5 metra në të dyja anët). Ura tjetër, që do të shërbejë vetëm për kalimin e këmbësorëve, do të ketë gjatësi prej 41 metra dhe gjerësi prej 37 sosh. Këto dy projekte janë rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe dy komunave të qytetit të Mitrovicës. Vlera e tyre totale është shumë afër 3 milionë eurove.

Urime, punime të mbara, e gëzuar!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Këto nuk janë të vetmet temele që u vendosën.

Albin Kurtit tek pasi e përfundoi detyrën e liderit të Kosovës, u kujtua të bëjë ndërtimet të reja.

Ai vetëm në muajin qershor i bëri përhajr nisjen e rreth katër ndërtimeve. Në ">Bardhosh, ">Fushë Kosovë, Podujevë, Shtime.

 

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje po kërkon një tjetër mandat me Albin Kurtin që synon të udhëheqë Qeverinë e tretë. Megjithëse një gjë e tillë nuk është e sigurt ende, pasi të njëjtit nuk i kanë votat e nevojshme./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar