Nën pranga dërgohet në Gjykatë i dyshuari për vrasjen tragjike të 19-vjeçarit në Vushtrri

Një 19-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Vushtrri, mbrëmjen e së dielës. I dyshuari për vrasjen e të riut 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës pak orë pas kryerjes së veprës, raporton Periskopi. “Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B.D., 19-vjeçar, nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet […]
I dyshuari për vrasjen e të riut 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës pak orë pas kryerjes së veprës, raporton Periskopi.
“Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B.D., 19-vjeçar, nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishekë.” – kishte konfirmuar Zahiti.
Janë publikuar pamje nga derisa i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri dërgohet në Gjykatën e Mitrovicës.












