Nën tensionet e reja për maltretimin e kosovarëve në kufi, sot mbahet takimi Bislimi-Petkoviq në Bruksel

Nën tensionet e reja për maltretimin e kosovarëve në kufi, sot mbahet takimi Bislimi-Petkoviq në Bruksel

Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkimi Europian ka konfirmuar  se takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve do të mbahet në Bruksel. “Ne mund të konfirmojmë se takimi mbahet nesër”, tha shkurt zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Para tri ditësh, për këtë takim paralajmëroi edhe emisari i BE-së, Miroslav […]

Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Bashkimi Europian ka konfirmuar  se takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve do të mbahet në Bruksel.

“Ne mund të konfirmojmë se takimi mbahet nesër”, tha shkurt zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Para tri ditësh, për këtë takim paralajmëroi edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se ky takim do të jetë sërish për të gjetur një zgjidhje për qytetarët që prekën nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, i cili hoqi nga përdorimi dinarin.

“Në fund të kësaj jave, do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Pres që të dyja palët të vijnë në takim me një mendje të hapur, fleksibilitet dhe një qasje të orientuar drejt zgjidhjes bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme”, kishte thënë Lajçak.

Ndërkaq, kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, dje ka njoftuar se bashkë me ekipin e tij janw nisut dje për në Bruksel.

“Po shkojmë me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje për dinarin, edhe pse nuk jam optimist”, ishte shprehur Petkoviq për Informer.

Nuk dihet nëse zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit, por ai dje lajmëroi se kishte pasë një bisedë me Lajçakun për situatën që e krijoi Serbia me bllokimin e qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare.

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it