‘Nenad Rikalo duhet të shkarkohet’

‘Nenad Rikalo duhet të shkarkohet’

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo duhet të shkarkohet. “Shkarkimi i Rikallos nuk është dënim ose paragjykim për të, shkarkimi i tij do t’i hapte rrugë drejtësisë që t’i merrte seriozisht ankesat dhe deklaratat”. “Mjafton fakti, edhe sikur askë të mos e kesh maltretuar, sikur të mos kesh […]

“Shkarkimi i Rikallos nuk është dënim ose paragjykim për të, shkarkimi i tij do t’i hapte rrugë drejtësisë që t’i merrte seriozisht ankesat dhe deklaratat”.

“Mjafton fakti, edhe sikur askë të mos e kesh maltretuar, sikur të mos kesh rrahur askë, do të mjaftonte vetëm që të ishte pjesë e uniformave të Millosheviqit në Kosovë”.

“Nuk po them ta dërgojmë në burg pa fakte, po them t’i hapim rrugë drejtësisë”.

Deputeti i Vetëvendosjes në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se ai është i prirë t’i besojë deklaratave të qytetarëve që e kanë akuzuar ministrin Rikallo se i ka maltretuar gjatë kohës së luftës.

“Dëgjova Thaçin që reagimin tonë e mori si racizëm, përafërsisht, nëse kjo quhet racizëm, atëherë çfarë quhet veprimi i Rikallos ndaj shqiptarëve”.

Selimi ka thënë poashtu se Qeveria Haradinaj nuk duhet ta mbështesë ministrin Rikallo.

“Ne kemi dhënë qëndrimin tonë, ashtu sikur që i patëm dhënë rast Mustafës më rastin e ministrit Jabllanoviq por ne nuk do të donim ta shohim Haradinaj në mbrojtje të ministrit Rikallo”.

“Ndodhi diçka e ngjashme me një komunikatë të Qeverisë ku u ngutën për t’i dalë në krahë Rikallos, përballë deklarimeve të qytetarëve”.

Ai ka folur edhe për deklaratën e ministrit Rikallo se ka punuar së bashku me Shpend Ahmetin dhe kanë themeluar së bashku SOROS-in derisa bashkë me Albin Kurtin kanë themeluar KAN-in.

“Ka rrejt, do të deklarohen për një gjë të tillë, edhe vetë Kurti do të deklarohet”.

Të ngjashme
Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon sërish për protestën në Tiranë

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon sërish për protestën në Tiranë

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Rrëqebulli ballkanik kapet nga objektivi i fotografëve (VIDEO)

Rrëqebulli ballkanik kapet nga objektivi i fotografëve (VIDEO)

Ky dyshohet të jetë shkaku i aksidentit në Gjermani ku vdiqën dy të reja nga Kamenica

Ky dyshohet të jetë shkaku i aksidentit në Gjermani ku vdiqën dy të reja nga Kamenica

Hodhi armën sapo pa policinë, intervistohet një 40-vjeçar në Ferizaj

Hodhi armën sapo pa policinë, intervistohet një 40-vjeçar në Ferizaj

Kosova mes importit të shtrenjtë të rrymës dhe ofertës amerikane për gaz

Kosova mes importit të shtrenjtë të rrymës dhe ofertës amerikane për gaz

Pacientët presin deri në 6 muaj për operime në Kirurgjinë Abdominale

Pacientët presin deri në 6 muaj për operime në Kirurgjinë Abdominale

Romelu Lukaku mesazh tifozëve pas paraqitjeve zhgënjyese të Belgjikës në Botëror

Romelu Lukaku mesazh tifozëve pas paraqitjeve zhgënjyese të Belgjikës në Botëror

Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite

Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite

Këto janë dy vajzat kosovare që u aksidentuan për vdekje në Gjermani

Këto janë dy vajzat kosovare që u aksidentuan për vdekje në Gjermani

Moti sot, pasditja shoqërohet me reshje dhe bubullima

Moti sot, pasditja shoqërohet me reshje dhe bubullima