Nëpër Austri: Ministri i Shëndetësisë kërkon liberalizimin e vizave

Në Kosovë sot janë shënuar mbi 1200 raste të reja me koronavirus, një numër rekord që prej shumë kohësh. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, që shpesh kritikohet se nuk i kushton vëmendjen e duhur shëndetësisë në vend, ka disa ditë që është në Austri, ku sot madje, ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën. Në […]
Në Kosovë sot janë shënuar mbi 1200 raste të reja me koronavirus, një numër rekord që prej shumë kohësh. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, që shpesh kritikohet se nuk i kushton vëmendjen e duhur shëndetësisë në vend, ka disa ditë që është në Austri, ku sot madje, ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në të paktën gjashtë prej aktiviteteve ose le t’i quajmë takime që ka zhvilluar atje, sot njëri është interesant: ai me dy eurodeputetët e respektuar Lukas Mandi dhe Andreas Schieder. Dy deputetëve të respektuar austriak, ministër Latifi përveç tjerash, iu foli për liberalizim të vizave.
Njoftim i plotë për takimin e sotëm, ndërkohë që nëse navigoni në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetëisë këtu, ju do të mund të gjeni të gjitha gjashtë takimet e deritashme të ministrit të Shëndetësisë në Austri.
Kujtojmë, se ministrit po i kërkohet vëmendje më e madhe, sidomos tash pas rritjes së rasteve me covid19, madje në seancën e fundit, opozita e kritikoi se ‘po e menaxhon shëndetësinë onlinë’.
Kjo çështja e ‘menaxhimit online’ daton prej një deklarate më moti të kryeministrit Kurti, kur në pikun e pandemisë ministri Latifi pati udhëtuar për në ShBA. Pas kritikave të opinionit, Kurti pati deklaruar se ‘ministri Latifi do të punonte online nga Amerika’./Periskopi/












