Nëse e shihni këtë person urgjent lajmërojeni policinë

Nëse e shihni këtë person urgjent lajmërojeni policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për identifkimin dhe lokacionin e mundur të një personi që dyshohet për veprën penale – mashtrim, shkruan Periskopi.

Zyrtarët policor kanë publikuar edhe tri fotografi të personit që po e kërkojnë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e policisë së Kosovës.

Kërkesa e plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën Mashtrim.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Shpërndaje në: