“Nëse Gjykata Speciale është e drejtë, do t’i dënojë Thaçin e Veselin”

“Nëse Gjykata Speciale është e drejtë, do t’i dënojë Thaçin e Veselin”

Dikur ndër figurat qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, i kishte shpëtuar një atentati ndaj tij, në qershor të vitit 2000. Disa herë, ish-deputeti i LDK-së, ka thënë se ky atentat, u orkestrua nga Shërbimi i Inteligjencës së Kosovës, i njohur si SHIK. E gjitha kjo, sipas Salihajt, u bë me miratimin e […]

Ai ka deklaruar që në burg ndodhen vetëm ata që e kryen atentatin ndaj tij dhe jo ata që e kishin dhënë urdhrin.

“Gjykata Speciale ishte një e keqe e domosdoshme. Kishim mundësi ta formojmë vet, apo Këshilli i Sigurimit. Kjo gjykatë, e ka një konotacion që po gjykohet UÇK-ja, por kjo nuk është e vërtetë, sepse po gjykohen individët. Nuk është që këta individët s’kanë bërë krime, sepse e di saktësisht që kanë bërë. Unë jam një viktimë e disa njerëzve të tillë. Për mua janë gjykuar disa njerëz me burg, sepse kanë tentuar të më vrasin për qëllime politike, s’po them se këta janë të pafajshëm, por urdhërdhënësit janë në Hagë.” – deklaroi Salihaj në T7

I pyetur se kush janë ata që dhanë urdhër për vrasjen e tij, Salihaj, tha se nuk ka kush të jetë tjetër, duke përmendur ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe SHIK-ut, Kadri Veseli.

“Mendoj se s’ka kush të jetë tjetër. Mendoj që Thaçi e Veseli, i din të gjithë urdhërdhënësit dhe vrasësit. Nuk ka mundësi që një strukturë e tyre të bëjnë diçka që ata s’e lejojnë. Ata e dinë secilin rast se kush kënd e ka vrarë dhe është bërë me miratimin e tyre”, tha ai.

I pyetur nësë Gjykata Speciale nuk do të ndikohet politikisht dhe do të gjykojë drejt, a do t’i dënojë për krime krerët e UCK-së, Salihaj u përgjigj pozitivisht.

“Unë mendoj që po, për arsyen e thjehtë që nuk ka pasur kush tjetër t’i vrasë veprimtarët e LDK-së. Nuk ka logjikë që Serbia t’i ketë veprimtarët e LDK-së pas luftës. Të gjitha shenjat të çojnë në drejtim të strukturave të SHIK-ut dhe PDK-së.”, deklaroi Salihaj.

Salihaj po ashtu ka thënë se nuk ka njohuri që LDK ka bërë ndonjë denoncim në Gjykatën Speciale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?