Netanyahu: E përkrah planin e Trumpit

Netanyahu: E përkrah planin e Trumpit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se takimi i sotëm me presidentin amerikan, Donald Trump, është një hap kyç jo vetëm për përfundimin e luftës në Gaza, por edhe për krijimin e kushteve për paqe në të gjithë Lindjen e Mesme. “E mbështes planin tuaj për t’i dhënë fund luftës në Gaza”, tha Netanyahu, duke […]

“E mbështes planin tuaj për t’i dhënë fund luftës në Gaza”, tha Netanyahu, duke iu referuar planit prej 20 pikësh të propozuar nga Trump.

Sipas tij, ky plan do të sigurojë që Izraeli të mos përballet më me kërcënime nga Hamasi.

Ai gjithashtu falënderoi ushtarët izraelitë, të cilët, siç u shpreh, “luftojnë si luanë kundër barbarisë”.

Netanyahu, ka deklaruar se të gjitha pengjet — si të gjalla, ashtu edhe të vdekura — duhet të kthehen brenda 72 orëve.

Ai tha se të gjitha palëve po u jepet mundësia të veprojnë në mënyrë paqësore, por paralajmëroi se nëse Hamasi e refuzon planin, ose nëse supozohet se e pranon por nuk e zbatojnë, “ne do ta përfundojmë punën”.

“Kjo mund të bëhet në mënyrë të lehtë ose në mënyrë të vështirë, por do të bëhet”, tha ai.

Ai theksoi se Autoriteti Palestinez nuk mund të ketë rol në Gaza pa kaluar në një “reformë radikale dhe të sinqertë”.

Kryeministri izraelit shtoi se ky plan paqeje mund të jetë “një fillim i ri” për Gazën dhe gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

Ai gjithashtu tha se Marrëveshjet e Abrahamit mund të “rilidhen me energji të re” dhe të zgjerohen edhe në vende të tjera arabe dhe myslimane.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve