Nga 62 kandidatë, Peci e rehaton në pozitë të Ministrisë së Bujqësisë kolegen e tij Majlinda Qerkini (DOKUMENT)

Nga 62 kandidatë, Peci e rehaton në pozitë të Ministrisë së Bujqësisë kolegen e tij Majlinda Qerkini (DOKUMENT)

Një konkurs i hapur pune në Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka rezultuar me kalimin e vetëm të një kandidati në testin me shkrim për pozitën “Zyrtar Ligjor” në Departamentin Ligjor të kësaj ministrie. Nga 30 kandidatët që i ishin nënshtruar këtij lloj testimi për këtë pozitë, vetëm Majlinda Qekini, ish-asistente e Presidentes […]

Ministria e Bujqësisë me 28 tetor 2024 ka njoftuar se në testimin me shkrim për konkursin për zyrtarë ligjorë në dikasterin e udhëhequr nga Faton Peci i Listës Guxo, vetëm një kandidate ka rezultuar e suksesshme.

Ajo është Majlinda Qerkini, ish-kolege dhe e afërt me kryetarin e Listës Guxo, Faton Peci, njëherit Ministër në Ministrinë ku e apostrofuara po pritet të punësohet si shërbyese civile.

Në dokumentin e siguruar nga Periskopi shihet se për këtë pozitë kanë aplikuar gjithësej 62 kandidat, prej të cilëve vetëm 30 i janë nënshtrar procedurës së testimit, të cilën arriti ta kalojë vetëm kolegia  e Faton Pecit.

Ndërsa në një dokument të publikuar nga Gazeta Reporteri shihet njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë, për pranimin e vetëm një kandidateje për pozitën “Zyrtar Ligjor” në Departamentin Ligjor të kësaj ministrie.

Majlinda Qerkini në periudhën kur Vjosa Osmani ishte Kryetare e Kuvendit të Kosovës, ka qenë asistente personale e themelueses së Lista Guxo, e cila më vonë u shndërrua në parti politike që sot drejtohet nga Peci dhe Donika Gërvalla.

Gjatë kohës kur kandidatja Qekini ka qëndruar në kabinetin e Osmanit, ministri i Bujqësisë kishte qenë shef i kabinetit të saj.

E pyetur nëse njohja e mëparshme me Ministrin Peci, ka ndikuar që Qerkini të jetë më e suksesshmja në konkursin për “Zyrtar Ligjor” në MBPZHR, e njëjta të enjten ka mohuar të ketë njohje me të, pasi sipas saj, ka pasur vetëm raport kolegial me tash ministrin.

Jo, jo absolutisht kurrfarë lidhje nuk e kam me Faton Pecin. Atë e kom pas koleg, se ka qenë dhe shef i kabinetit, por absolutisht tjetër kurrfarë lidhje me të dhe nuk e kam takuar që gati katër vite, prej se e kam lënë punën në Kuvend“, tha Qerkini, për Reporterin.

 

Madje ajo shtoi se ka shkëputur çdo komunikim me gjithë kabinetin e tashmë ish-kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot presidente e vendit që së fundi nuk është se i ka raportet “në ditët me të mira” me drejtuesit e partisë që e ka themeluar vetë.

Unë e kam shkëputur çdo lloj komunikimi me gjithë kabinetin e ish-kryetares Kuvendit. Unë as nuk kam vazhdu tutje në Presidencë, absolutisht hiç-hiç, në fushën politike nuk kom pas dëshirë me pas punë me askënd“, tha Qerkini, kandidatja e vetme e suksesshme për konkursin “Zyrtar Ligjor” pranë Ministrisë së drejtuar nga Faton Peci.

Ish-kolegeja e Pecit në Kuvend, e cila është “në rrugë të mirë” të punësimit në Ministrinë që drejtohet nga ai, gjithashtu mohoi se është anëtare e Partisë Guxo.

Jo, absolutisht nuk jam pjesë asnjë partie“, tha Qerkini.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, procedurat rekrutuese i takojnë Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, dhe se Ministria si sheh kandidatët si emrat të përveçëm.

Në përgjigjen e thuhet se Kushtetuta ia mundëson secilit qytetarë ta gëzojë të drejtën e zgjedhjes dhe të zgjidhet.

Procedurat rekrutuese i realizon Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore ku vazhdimisht ka pozita të hapura për rekrutim sipas nevojave të institucionit. Institucioni ynë nuk i sheh kandidatët si emra të përveçëm për të cilët duhet hetuar mbi të kaluarën e tyre dhe liritë politike. Secili nga ata kanë mekanizmat e dëshmimit të përvojës së punës sipas legjislacionit në fuqi. Kushtetuta e Republikës së Kosovës ia mundëson secilit ta gëzojë të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet. E rëndësishme është që askush të mos diskriminohet as pozitivisht e as negativisht në këtë aspekt“, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë.

Konkursi për zyrtarë ligjor në Ministrinë e Bujqësisë ishte hapur me 30 gusht 2024 dhe ka zgjatur deri më 28 shtator 2024. Në konkurs kishin aplikuar 62 kandidatë gjithsej, prej të cilëve 47 i plotësuan kriteret.  Testit me shkrim të cilin e kaloi veç Qerkini iu nënshtruan 12 prej kandidatëve. Derisa intervistimi me gojë i kandidates nuk është caktuar ende.

 

 

Në javët e fundit mediat kanë raportuar raste të ndryshme kur persona të afërt me Pecin dhe partinë e tij janë rehatuar me punë të shtetit në Ministrinë e tij dhe atë të Donika Gërvallës. Punësimet partiake po ndodhin ndërkohë që vendi po përgatitet për zgjedhjet e rregullta parlamentare të cilat janë caktuar të mbahen pas 3 muajve, më 9 shkurt 2023.

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it