Nga LDK japin detaje për takimin Abdixhiku-Osmani

Nga LDK japin detaje për takimin Abdixhiku-Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Takimin e Abdixhikut me Osmanin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po ka qenë në takim, në lidhje me zhvillimet e fundit për të paraqitur qëndrimet e LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Osmani më herët ka takuar edhe kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

“Po, sot pasdite, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me Presidenten Osmani, për t’ia përsëritur qëndrimin e qartë dhe parimor të PDK-së, tashmë të bërë publik edhe përmes komunikatës zyrtare, se në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston shumicë për formimin e një qeverie të re nga kjo legjislaturë. Në këtë rrethanë, çdo mandatim i radhës për këdo nga Lëvizja Vetëvendosje do të ishte vetëm një përpjekje e kotë për të fituar kohë, një zvarritje e panevojshme që vetëm se do ta thellonte krizën politike, pasigurinë institucionale dhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione”, tha Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së.

LAJMI I FUNDIT/ Osmani takohet me Memli Krasniqin – momentalisht në takim me Abdixhikun

 

Shpërndaje në: