Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit e tjerë për dhunimin e 11-vjeçares

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit dy të miturve G.J dhe XH.S, të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë. Në paraburgim tashmë gjenden edhe dy të dyshuar të tjerë, derisa i pesti është identifikuar, por ndodhet ende në arrati. Komunikata e plotë: Prishtinë, 30 gusht 2022 – Gjykata Themelore në […]
Komunikata e plotë:
Prishtinë, 30 gusht 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturve G.J dhe XH.S për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të Dhunimit.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të miturve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.












