Ngërçi në Kuvend, kërkohet interpretim i ri nga Gjykata Kushtetuese

Ngërçi në Kuvend, kërkohet interpretim i ri nga Gjykata Kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të iniciojë rast në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ngërçin e krijuar në Kuvend, thonë njohës politikë. Pas dështimit për herë të gjashtë të konstituimit të Kuvendit të premten, rrugëdalja e vetme po shihet interpretimi i ri nga Kushtetuesja në lidhje me pamundësinë e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të iniciojë rast në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ngërçin e krijuar në Kuvend, thonë njohës politikë.
Pas dështimit për herë të gjashtë të konstituimit të Kuvendit të premten, rrugëdalja e vetme po shihet interpretimi i ri nga Kushtetuesja në lidhje me pamundësinë e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, rrjedhimisht, edhe konstituimin e legjislaturës së nëntë, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, të drejtën ekskluzive për të nominuar kandidatin për kryetar të Kuvendit e ka partia e parë në zgjedhje, rrjedhimisht Lëvizja Vetëvendosje. Mirëpo, në të njëjtin aktgjykim nuk është paraparë mundësia që i propozuari i partisë së parë të mos marrë 61 votat e nevojshme, si dhe nuk është përcaktuar se në çfarë afati kohor mund të konsumohet kjo e drejtë.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, në katër tentime ka dështuar të zgjedhë kryeparlamentaren, deputeten Albulena Haxhiu. Ajo, në seancat e 19, 23 dhe 25 prillit, mori vetëm 57 vota nga 61 sa janë të nevojshme për të marrë këtë post.

Kundër zgjedhjes së saj në organin më të lartë legjislativ janë deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq tre deputetët e Nismës Socialdemokrate po abstenojnë.

Nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, deputetët e Listës Serbe, në tri seancat e fundit nuk morën pjesë fare në votim. Të njëjtën gjë e bëri edhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje.

Bazuar në këtë situatë, njohësi i Kushtetutës, profesori universitar Mazllum Baraliu, thotë për KosovaPress, se presidentja Vjosa Osmani duhet të iniciojë rastin në Gjykatën Kushtetuese nëse nuk ka zgjidhje të situatës në Kuvend, transmeton Periskopi.

Sipas tij, ngërçi në Kuvend nuk mund të zgjatet më tej, përderisa nuk ka asnjë vullnet nga partitë politike që, përmes një marrëveshjeje politike, të zgjidhen trupat e Kuvendit dhe të konstituohet legjislatura e nëntë.

“Është detyrë e kësaj klase politike, veçanërisht partive fituese që kanë fituar mandate në Kuvend, që të gjejnë një zgjidhje dhe të mos shkohet pafundësisht në këtë mënyrë. Gjithmonë ka zgjidhje kur ka vullnet, mirëkuptim dhe vetëdije e përgjegjësi të lartë politike dhe shtetërore nga subjektet politike… Nëse kjo nuk ndodh, atëherë presidentja e vendit ka tagër kushtetues, në bazë të Kushtetutës, që të iniciojë në Gjykatën Kushtetuese parashtresa të caktuara, dhe ajo duhet ta bënte këtë nëse vazhdon kjo odiseadë në mënyrë të pakufizuar”, thekson ai.

Të ngjashme
Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve