“Ngoni hajna…”, Armend Zemaj shpalos statistika për kontrata njëburimore të nënshkruara nga Qeveria: Bojleri i VV-së po del të jetë kazan i madh

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohet për kontratat njëburimore, ka treguar vlera milionëshe të nënkshkruara nga Qeveria Kurti për këto kontrata. Zemaj në një moment teksa po fliste, pengohej nga deputetët e VV-së, ku më pas iu drejtua, “ngoni hajna se është […]
Zemaj në një moment teksa po fliste, pengohej nga deputetët e VV-së, ku më pas iu drejtua, “ngoni hajna se është e dhimbshme, por duhet ta dëgjoni”
“240 milionë për të gjitha organizatat buxhetore, 544 ankesa të aneks kontrata, vlera vetëm për 2023 është 116 milionë, për vitin 2022 është 75 milionë, për 2021 është 51 milionë, e centat s’i llogaritni ju fare se janë tima për ju edhe Albin Kurtin”.
“Të gjitha këto para të shpenzuara me marrëveshjeve të arritura skutave, asnjë punë e kryer nuk po shihet, ku kanë shkuar paratë po pyesim ne dhe qytetarët e Kosovës”.
“Kjo tregon se këto para janë të fshehur në ndonjë boiler sepse filteri i ka hangër e i keni fsheh në boilera në shpi private. Por, bojleri i VV-së po del të jetë kazan i madh e në atë kazan do të bini ju në Dyz, Dubravë ose Smrekonicë, ose në Lipjan”.
“Disa janë vetëm në atë rrugë, Nagipi, do të jetë Martini edhe ju shokët e tyre gradualisht, jo spontanisht por me vetëdije të plotë”, tha Zemaj në Kuvend, përcjell Periskopi.












