Ngrihet aktakuzë për korrupsion ndaj Pal Lekajt

Ngrihet aktakuzë për korrupsion ndaj Pal Lekajt

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj. Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar prokurori special, Faik Halili, por që nuk ka pranuar të jep më shumë detaje. Pal Lekaj, i cili aktualisht është ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, akuzohet për dy vepra penale […]

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar prokurori special, Faik Halili, por që nuk ka pranuar të jep më shumë detaje.

Pal Lekaj, i cili aktualisht është ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, akuzohet për dy vepra penale të përvetësimit në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokurori Halili, ka thënë se aktakuza ndaj Lekajt tashmë është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Ndryshe, Pal Lekaj, për dy mandate ka qenë kryetar i Komunës së Gjakovës, nga viti 2007 e deri në vitin 2013, kur kishte humbur garën nga Mimoza Kusari – Lila.

Pas kësaj, Lekaj ishte zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kishte ushtruar edhe postin e shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Pas zgjedhjeve të fundit, ai ishte emëruar ministër i Infrastrukturës, në ekzekutivin kosovar, të cilin e udhëheq shefi i tij i partisë, Ramush Haradinaj.

 

 

Të ngjashme
Haziri: Osmani e ka konfirmuar se nuk do të lejojë që emri i saj të shndërrohet në pengesë për arritjen e një marrëveshjeje

Haziri: Osmani e ka konfirmuar se nuk do të lejojë që emri i saj të shndërrohet në pengesë për arritjen e një marrëveshjeje

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Haradinaj: Mandatin e deputetit ia lë kolegëve, do të vazhdoj angazhimin për Kosovën në forma të tjera

Haradinaj: Mandatin e deputetit ia lë kolegëve, do të vazhdoj angazhimin për Kosovën në forma të tjera

Gjermania kërkon qartësi mbi planin që aleatët e NATO-s të ndihmojnë me Hormuzin

Gjermania kërkon qartësi mbi planin që aleatët e NATO-s të ndihmojnë me Hormuzin

S’kanë të ndalur golat, Anglia e rikthen prapë epërsinë me të nisur pjesa e dytë

S’kanë të ndalur golat, Anglia e rikthen prapë epërsinë me të nisur pjesa e dytë

Rama ia kthen Muratit: Me punu s’po ja u don, me blloku çoheni edhe natën

Rama ia kthen Muratit: Me punu s’po ja u don, me blloku çoheni edhe natën

Çfarë ndeshje, Kroacia e barazon sërish rezultaltin ndaj Anglisë

Çfarë ndeshje, Kroacia e barazon sërish rezultaltin ndaj Anglisë

Spektakël, Anglia e rikthen epërsinë ndaj Kroacisë

Spektakël, Anglia e rikthen epërsinë ndaj Kroacisë

Gol spektakolar, Kroacia e barazon rezultatin ndaj Anglisë

Gol spektakolar, Kroacia e barazon rezultatin ndaj Anglisë

Anglia kalon në epërsi ndaj Kroacisë, Kane i saktë nga penalltia

Anglia kalon në epërsi ndaj Kroacisë, Kane i saktë nga penalltia

Zbulohen detaje – Çfarë përmban marrëveshja 14-pikëshe SHBA-Iran?

Zbulohen detaje – Çfarë përmban marrëveshja 14-pikëshe SHBA-Iran?

PE i kërkon Shqipërisë të vendosë moratorium për lejet dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura

PE i kërkon Shqipërisë të vendosë moratorium për lejet dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura

22 mandate, kush nga PDK-ja siguroi ulëse në Kuvend?

22 mandate, kush nga PDK-ja siguroi ulëse në Kuvend?