Ngritet aktakuzë ndaj Milan Radojçiqit dhe 44 terroristëve të tjerë për sulmin në Banjskë

Ngritet aktakuzë ndaj Milan Radojçiqit dhe 44 terroristëve të tjerë për sulmin në Banjskë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktin e akuzës kundër 45 personave kundër sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Lajmin e ka konfirmuar në një konferencë për media Blerim Isufaj, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale. Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke […]

Lajmin e ka konfirmuar në një konferencë për media Blerim Isufaj, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, e mbështetur nga Beogradi zyrtar, mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë.

Ndaj tij, ishte lëshuar fletarrestim nga Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL).

Nuk dihet se ku ndodhet për momentin Radoiçiq, por presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha pas sulmit se ai ndodhet në “territorin e Serbisë qendrore”.

Ikja në Serbi, për të mos qenë në dispozicion të autoriteteve të Kosovës, ishte modeli i sjelljes së Radoiçiqit, kur Prishtina zyrtare, më parë, kishte lëshuar urdhërarrestim për të, sepse ai ishte i lidhur me aktivitete kriminale.

Në të kaluarën, Policia e Kosovës ka tentuar ta arrestojë Radoiçiqin dy herë, në bazë të dy fletarrestimeve të ndryshme.

 

 

Hera e parë ishte në nëntor 2018, sepse Radoiçiq dyshohej për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviqit.

Atëherë u arrestuan disa persona, por Radoiçiq nuk ishte në banesën e tij.

Më pas, vetë Radoiçiq iu drejtua publikut me një deklaratë, duke thënë se “ai nuk ka lidhje me vrasjen e Ivanoviqit”.

Ai, po ashtu, ka thënë se “nuk do të dorëzohet në Policinë e Kosovës”.

Ndërkohë, Prokuroria e Kosovës kishte lëshuar një urdhër për Radoiçiqin në vitin 2019, por ai ishte tërhequr në vitin 2021, pa asnjë shpjegim.

Në fillim të shkurtit 2022, Milan Radoiçiq arriti të shmangë arrestimin për herë të dytë, duke u arratisur nga pika kufitare Bërnjak, në veri të Kosovës.

Më pas, për Radoiçiqin është lëshuar sërish fletarrestim, i cili është ende në fuqi.

Departamenti amerikan i Thesarit e futi në listën e zezë në dhjetor 2021, për shkak të dyshimeve për krim të organizuar.

LAJMI I FUNDIT: Sot ngritet aktakuzë për rastin në Banjskë, kjo është pika kryesore e aktakuzës

Të ngjashme
Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin