Nis seanca e 23-të për konstituim të Kuvendit

Ka filluar seanca e 23-të në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e nëntë, raporton Periskopi. Që nga 15 prilli, deputetët janë bllokuar në pikën e tretë të seancës konstituive – atë të zgjedhjes së kryeparlamentarit. Teksa fillimisht nuk mund të bëhej shumica për ta votuar emrin e Albulena Haxhiut të Lëvizjes Vetëvendosje, tash partia fituese […]
Ka filluar seanca e 23-të në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e nëntë, raporton Periskopi.
Që nga 15 prilli, deputetët janë bllokuar në pikën e tretë të seancës konstituive – atë të zgjedhjes së kryeparlamentarit. Teksa fillimisht nuk mund të bëhej shumica për ta votuar emrin e Albulena Haxhiut të Lëvizjes
Vetëvendosje, tash partia fituese e zgjedhjeve po kërkon votimin e një komisioni për të mbajtur votim të fshehtë. Edhe kjo nuk po merr shumicën dhe seancat po mbahen çdo 48 orë, sipas Rregullores.
Në 48 orët e fundit nuk është vënë re ndryshim qëndrimesh.












