Nisin punimet në stadiumin e Hajvalisë në Kishnicë

Nisin punimet në stadiumin e Hajvalisë në Kishnicë

Hajvalia 2020, skuadra e sapo themeluar në futbollin kosovar, ka vazhduar me risi. Tashmë, kjo skuadër ka filluar punimet për renovimin e zhveshtoreve në stadiumin e Kishnicës, ku më parë ndeshjet si vendas në Superligë i luante KF Hajvalia. Kurse, në njoftimin zyrtar, thuhet se pos zhveshtoreve, janë duke u bërë instalime të reja të […]

Hajvalia 2020, skuadra e sapo themeluar në futbollin kosovar, ka vazhduar me risi.

Tashmë, kjo skuadër ka filluar punimet për renovimin e zhveshtoreve në stadiumin e Kishnicës, ku më parë ndeshjet si vendas në Superligë i luante KF Hajvalia.

Kurse, në njoftimin zyrtar, thuhet se pos zhveshtoreve, janë duke u bërë instalime të reja të ujit, rregullim i banjove dhe dhomave tjera përcjellëse.

Më poshtë njoftimi zyrtar:

“F.C. Hajvalia 2020” nis investimet e mëdha në stadiumin e Kishnicës!

Sot, edhe zyrtarisht ka nisur puna në Stadiumin e Kishnicës, aty ku klubi jonë do të zhvilloj ndeshjet e stinorit të ri.

Klubi ka nisur rinovimin e plotë të zhveshtoreve për futbollistë dhe gjyqtarë. Janë duke u bërë instalime të reja të ujit, rregullim i banjove dhe dhomave tjera përcjellëse.

Me mbështetjen e institucioneve relevante ka nisur edhe rregullimi i kanalizimit dhe ujitjes për të dy stadiumet. Sot po bëhet edhe vendosja e gypave kryesorë.

“F.C Hajvalia 2020” siguron futbollistët, tifozët, federatën dhe të gjithë dashamirët se do të krijojë kushte optimale dhe të denja për zhvillimin e ndeshjeve të mirëfillta të futbollit.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.

Të ngjashme
Milot Rashica bëhet me trajner të ri, Italiano merr drejtimin e Besiktasit

Milot Rashica bëhet me trajner të ri, Italiano merr drejtimin e Besiktasit

Carlo Ancelotti i bindur se Brazili mund ta fitojë Kupën e Botës 2026

Carlo Ancelotti i bindur se Brazili mund ta fitojë Kupën e Botës 2026

Gazetarja e njohur zbulon se cili lojtar është “transferimi 150 milionë eurosh” i Florentino Perez

Gazetarja e njohur zbulon se cili lojtar është “transferimi 150 milionë eurosh” i Florentino Perez

Kandidati për president të Real Madridit, Enrique Riquelme jep sinjale se do të tentoj të sjellë Jurgen Kloppin si trajner të ekipit

Kandidati për president të Real Madridit, Enrique Riquelme jep sinjale se do të tentoj të sjellë Jurgen Kloppin si trajner të ekipit

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Zyrtare: Liverpool bëhet me trajner spanjoll, Andoni Iraola merr timonin e gjigantit anglez

Zyrtare: Liverpool bëhet me trajner spanjoll, Andoni Iraola merr timonin e gjigantit anglez

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA

Benfica konfirmon klauzolën e Mourinhos, Real Madridi duhet të paguajë 15 milionë euro

Benfica konfirmon klauzolën e Mourinhos, Real Madridi duhet të paguajë 15 milionë euro

10 futbollistët më të moshuar në Kupën e Botës 2026 – Ronaldo nuk është i pari, Messi mbetet jashtë Top 10

10 futbollistët më të moshuar në Kupën e Botës 2026 – Ronaldo nuk është i pari, Messi mbetet jashtë Top 10

Maresca drejt rikthimit te Man City, Chelsea kërkon dëmshpërblim për largimin e tij

Maresca drejt rikthimit te Man City, Chelsea kërkon dëmshpërblim për largimin e tij

Pse në shumë shkolla në Belgjikë po i ndalojnë figurat “Panini” të Botërorit 2026?

Pse në shumë shkolla në Belgjikë po i ndalojnë figurat “Panini” të Botërorit 2026?

Altin Gjokaj ftohet nga Foda në ekipin e Kosovës

Altin Gjokaj ftohet nga Foda në ekipin e Kosovës

Nga vërshëllimi i himnit te kacafytja në fushë, ndeshja Shqipëri-Izrael bënë bujë në media

Nga vërshëllimi i himnit te kacafytja në fushë, ndeshja Shqipëri-Izrael bënë bujë në media