NISMA-AKR i thonë përfundimisht jo koalicionit AAK-PSD

NISMA-AKR i thonë përfundimisht jo koalicionit AAK-PSD

NISMA e AKR-ja e zyrtarizuan bashkëpunimin e tyre javën e kaluar, por ato tashmë kanë vendosur përfundimisht që të mos futen në koalicion parazgjedhor më koalicionin tjetër AAK-PSD, shkruan Periskopi.

Burime të Periskopit brenda koalicionit NISMA-AKR bëjnë të ditur se është marrë vendim që të shkohet në zgjedhje pa AAK’në e PSD’në.

“Është marrë vendim që NISMA-AKR të mos bëjnë koalicion me AAK-PSD”, ka thënë ky burim për Periskopin.

Nga KQZ  për Periskopin kanë thënë se akoma nuk është deklaruar asnjë koalicion.

“Deri më tani që po bisedojmë, në KQZ nuk është paraqituar asnjë koalicion”, ka thënë Valmir Elezi nga KQZ.

Pra, koalicioni NISMA, AKR dhe PD shkon në zgjedhje me kandidaturën e Fatmir Limajt për kryeministër

Ndryshe në kohën kur u bë koalicioni NISMA-AKR, kryetarët e këtyre dy partive kishin deklaruar se janë të gatshëm edhe për koalicion me parti të tjera.

Fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator derisa zgjatë deri më 5 tetor. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë është caktuar të mbahen me datën 6 tetor./Periskopi

 

Shpërndaje në: