Një ditë para dorëheqjes, Haradinaj emëroi edhe dy zëvendësministra

Një ditë para dorëheqjes, Haradinaj emëroi edhe dy zëvendësministra

Kadri Kastrati ka konfirmuar për Periskopin se ai është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, një ditë para se Haradinaj të dorëhiqej nga posti i kryeministrit.

“Pasi ka dhënë dorëheqje z.Çeku për me plotësu vendin që i takon Partisë Demokratike të Kosovës, partia më ka nominuar mua dhe faktikisht të enjten është nënshkru vendimi dhe unë jam zëvendësministër në vend të tij”, ka thënë Kastrati për Periskopin.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se përveç Kastratit, në pozitën e zëvendësministrit, është emëruar edhe Myzejene Selmani, e cila ka zënë postin e zv.ministres në Ministrinë e Bujqësisë.

Kujtojmë se Qeveria Haradinaj, do të mbahet mend, nëse jo për diçka tjetër, edhe për numrin e mbi 80 zëvendësministrave.

Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të premten, më 19 korrik./Periskopi/

Shpërndaje në: