Një muaj paraburgim ndaj shoferes që goditi për vdekje 26-vjeçarin në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh shoferes e cila shkaktoi aksidentin me fatalitet te Ministria e Arsimit në Prishtinë. Kjo është konfirmuar për Reporteri.net nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi. Në kërkesën e paraburgimit të Prokurorisë janë zbuluar edhe rrethanat se si ka ndodhur gjithë tragjedia në […]
Kjo është konfirmuar për Reporteri.net nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
Në kërkesën e paraburgimit të Prokurorisë janë zbuluar edhe rrethanat se si ka ndodhur gjithë tragjedia në rrugën “Agim Ramadani”.
Sipas kërkesës për paraburgim e dyshuara duke drejtuar makinën në mënyrë të pakontrolluar, ka goditur shtyllën e semaforit dhe semafori pas rrëzimit e godet këmbësorin SH.H, i cili si pasojë e lëndimeve vdes në vendin e ngjarjes.
“Me të arritur përballë Ministrisë së Arsimit te semafori, e njëjta duke vazhduar në mënyrë të pakontrolluar dhe me pjesën e përparme të automjetit godet shtyllën e semaforit dhe nga goditja semafori rrezohet dhe godet këmbësorin SH.H, me çka tani të ndjerin i ka shkaktuar lëndime të renda trupore, ku si pasojë e lëndimeve, tani i ndjeri ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes”, përshkruhet në kërkesën e Prokurorisë.
Gjatë ditës së sotme, kur dhe iu dha lamtumira e fundit 26-vjeçarit, familja Habibaj nga Deçani i fali gjakun familjes Berisha-Kllokoqi.












