Non-paperi i jep Autonomi serbëve të Veriut, i merr Pavarësinë Kosovës (Teksti)

Non-paperi i jep Autonomi serbëve të Veriut, i merr Pavarësinë Kosovës (Teksti)

Një tjetër non-paper është publikuar në media, dhe i cili pretendon se paraqet një nismë gjermano-franceze për t’i dhënë fund Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, i cili është skëterrë i zi për të ardhmen e vendit tonë. Në këtë non-paper si kryenegociatorë të palëve përmenden Aleksandër Vuçiq nga Serbia dhe […]

Në këtë non-paper si kryenegociatorë të palëve përmenden Aleksandër Vuçiq nga Serbia dhe Albin Kurti nga Kosova.

Kërkesa më shqetësuese është që Kosova të themelojë Distriktin Autonom të Veriut të Kosovës” dhe i cili do të përfshinte një pjesë të madhe të territorit të Kosovës.

Në mënyrë të hapur e të qartë, non-paperi në fjalë i jep pushtet ekzekutiv këtij Distrikti Autonom, praktikisht duke i dhënë mundësinë që të cenojë shtetësinë e Kosovës, shkruan Periskopi.

Në këtë Distrikt Autonom do të hynte Zveçani me 35 fshatra, Leposaviqi me 72 fshatra, Zubin Potoku me 63 fshatra dhe Mitrovica e Veriut.

I gjithë procesi dialogues sipas këtij non-paperi duhet të përfundojë deri në shkurtin e vitit të ardhshëm.

Çka merr Kosova?

Asgjë. Askund në këtë non-paper nuk thuhet se Kosova do të marrë njohjen ndërkombëtare nga Republika e Serbisë, por vetëm që “do t’i respektohet pavarësia dhe sovraniteti” brenda kufijve ndërkombëtarë.

Po ashtu, aty kërkohet që Kosova të mos vendos barriera tregtare ndaj Serbisë [Reciprociteti, taksa], ndërsa po ashtu kërkohet nga Serbia – merreni me mend – që të “respektojë status quo-në sa i përket pranueshmërisë ndërkombëtare të Kosovës. Me fjalë të tjera, që të mos lobojë për çnjohje të reja.

Si do të funksionojë ky Distrikt Autonom?

Edhe kjo është menduar nga non-paperi i publikuar. Aty thuhet që Disktrikti Autonom do të ketë Guvernator [ekuivalent i kryeministrit të Kosovës], Kuvend dhe Këshill Ekzekutiv [e në të cilin edhe formalisht do të lejohet të marrë pjesë Serbia.

“Distrikti Autonom i Veriut të Kosovës duhet të ketë Guvernatorin e tij që do të përfaqësojë Qeverinë e Kosovës, Kuvendin që do të përfaqësojë popullin, dhe Këshillin Ekzekutiv që do të jetë organ i përbashkët i Distriktit Autonom, Qeverisë së Kosovës, Qeverisë së Serbisë dhe Bashkimit Evropian”. – thuhet në këtë non-paper.

Tjetër?

Non-paperi propozon edhe krijimin e një Zone Ekonomike të Mitrovicës për të nxitur zhvillim më të madh ekonomik në këtë pjesë.

Dhe natyrisht, meqë “Kushtetuta nuk është as Bibël e as Kuran”, aty ndodhet edhe kjo fjali tmerruese:

“Të dyja palët duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese dhe legjislative për t’u siguruar që të zbatojnë marrëveshjen e detyrueshme ligjore [mes tyre].”

Kujtojmë se Emisari i Posaçëm i BE-së për Dialogun, Mirosllav Lajçak – i përmendur edhe në non-paper – kishte inkurajuar një gjë të tillë duke thënë se Kushtetuta nuk ishte libër i Shenjtë.

Si kanë reaguar Franca me Gjermaninë?

Më herët gjatë ditës, Gjermania e ka quajtur “fake news” [lajm të rremë] non-paperin e publikuar.

Ndërkohë, tashmë edhe Franca është distancuar nga një gjë e tillë.

Sidoqoftë, ajo që mund të konstatohet është se pozicioni i Kosovës në dialog me Serbinë është tashmë shumë më i vështirë se që ishte dikur. Për herë të parë, bëhet një propozim që nuk i jep Kosovës asgjë, e madje i shkel rëndë Pavarësinë, ndërsa i jep serbëve të Kosovës Autonomi. /Periskopi

Të ngjashme
Rrëqebulli ballkanik kapet në bjeshkët e Kosovës nga objektivi i fotografëve (VIDEO)

Rrëqebulli ballkanik kapet në bjeshkët e Kosovës nga objektivi i fotografëve (VIDEO)

Ky dyshohet të jetë shkaku i aksidentit në Gjermani ku vdiqën dy të reja nga Kamenica

Ky dyshohet të jetë shkaku i aksidentit në Gjermani ku vdiqën dy të reja nga Kamenica

Hodhi armën sapo pa policinë, intervistohet një 40-vjeçar në Ferizaj

Hodhi armën sapo pa policinë, intervistohet një 40-vjeçar në Ferizaj

Kosova mes importit të shtrenjtë të rrymës dhe ofertës amerikane për gaz

Kosova mes importit të shtrenjtë të rrymës dhe ofertës amerikane për gaz

Pacientët presin deri në 6 muaj për operime në Kirurgjinë Abdominale

Pacientët presin deri në 6 muaj për operime në Kirurgjinë Abdominale

Romelu Lukaku mesazh tifozëve pas paraqitjeve zhgënjyese të Belgjikës në Botëror

Romelu Lukaku mesazh tifozëve pas paraqitjeve zhgënjyese të Belgjikës në Botëror

Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite

Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite

Këto janë dy vajzat kosovare që u aksidentuan për vdekje në Gjermani

Këto janë dy vajzat kosovare që u aksidentuan për vdekje në Gjermani

Moti sot, pasditja shoqërohet me reshje dhe bubullima

Moti sot, pasditja shoqërohet me reshje dhe bubullima

Portieri Beiranvand "hero" i Iranit, mbyllet baras ndeshja ndaj Belgjikës

Portieri Beiranvand "hero" i Iranit, mbyllet baras ndeshja ndaj Belgjikës

Vjedhja spektakolare në Muzeun e Luvrit: 3 minuta që zbuluan dështime serioze të sigurisë

Vjedhja spektakolare në Muzeun e Luvrit: 3 minuta që zbuluan dështime serioze të sigurisë

“Avash avash, të gjithë do të dalin”: Rama reagon pas deklaratës së organizatorit për grupe serbe dhe greke në protestë

“Avash avash, të gjithë do të dalin”: Rama reagon pas deklaratës së organizatorit për grupe serbe dhe greke në protestë

“Specialja s’e përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit për ish-krerët e UÇK-së”

“Specialja s’e përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit për ish-krerët e UÇK-së”