Nova: Vuçiq ka pranuar nënshkrimin e Marrëveshjes pas zgjedhjeve në Serbi

Mediumi serb Nova, raporton se presidenti serb Aleksandër Vuçiq, është pajtuar për nënshkrimine e Marrëveshjes me Kosovën, por me kushtin që kjo të bëhet pas zgjedhjeve në Serbi. Në një shkrim ekskluziv, Nova raporton se presidenti serb Aleksandër Vuçiq, është pajtuar ta jap nënshkrimin në Marrëveshjen bazike dhe Aneksin e Ohrit – ashtu siç kërkon […]
Në një shkrim ekskluziv, Nova raporton se presidenti serb Aleksandër Vuçiq, është pajtuar ta jap nënshkrimin në Marrëveshjen bazike dhe Aneksin e Ohrit – ashtu siç kërkon kryeministri Albin Kurti – por këtë, ai ka kërkuar që kjo të ndodh pas zgjedhjeve që mbahen më 17 dhjetor në Serbi.
“Siç ka mësuar Nova nga burimet, të dy palët janë pajtuar me propozimin e draftit të statutit të Asociacionit. Burimet tona (Nova-s, v.j), thonë se në lidhje me kushtin që Albin Kurti e ka për nënshkrimin e Marrëveshjes, Vuçiqi është pajtuar – bashkë me draftin si dhe dinamikën (sekuencimin) e Marrëveshjes së Ohrit, mirëpo këtë nuk do ta bëj para zgjedhjeve në Serbi”, shkruan ky medium serb, përkthen Periskopi.
Ky medium, duke u thirrur në burimin që bashkë me të, elaboron edhe përshtypjet që u krijuan në opinionin publik, sikur negociatat ishin në një pikë të vdekur, e gjithë kjo që po ndodh ‘është në kuadër të përpjekjes së palëve (Kosovës dhe Serbisë), për ta ‘shitur’ marrëveshjen’.
“Kurti e ka pranuar formimin e Asociacionit dhe Statutin e tij që i erdhi. Ky draft –statuti, është pranuar nga të dyja palët dhe tani të dyja palët, janë duke shikuar se si ‘ta shesin’ atë. Asociacioni nuk do të ketë ndonjë funksion ekzekutiv në çështjen e sigurisë, përveç në disa fusha si në arsim dhe shënedësi, derisa një pjesë shqetësuese është transparenca e financimit (buxhetit) të këtij mekanizmi”, i thonë burimet – që mediumi Nova – i quan ‘nga qarqet e brendshme diplomatike’ në dialog.
“Me shumë gjasë, ky mekanizëm nuk do ta ketë emrin ‘Asociacioni i komunave serbe. Historia e ‘funksionit ekzekutiv’ të këtij trupi dhe lidhja e ngjashmërisë me Republikën Serbe, thjesht nuk qëndron dhe përfundimisht nuk do të ndodh’, i thotë ky burim mediumit serb.
Kryeministri Albin Kurti, që prej kohësh këmbëngul në nënshkrimin e Marrëveshjes me Serbinë.
Kjo kërkesë, që vazhdon të interpretohet në forma të ndryshme, lidhur me atë se a është vetëm një taktikë e Kurtit për t’i zvarritur obligimet që i ka marrë përsipër Kosova nga ajo marrëveshje, apo në të vërtetë, ka shumë rëndësi si akt.
Mes interpretimesh e qëndrimesh, veçojmë deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili në një intervistë të para dy ditësh, dhënë kanalit10, deklaroi kështu:
“Nëse shikoni deklaratën e përbashkët të liderëve, ata shprehën pritshmërinë për Kosovën dhe Serbinë, që të përmbushin zotimet e tyre në zbatimin e plotë të marrëveshjes për normalizim, dhe në ata vënë në pah se duan ta shohin këtë ‘pa parakushte dhe pa vonesa’.
Besojmë se Marrëveshja bazë dhe aneksi zbatues janë ligjërisht të detyrueshme.
Këshilli i Evropës, e miratoi atë në konluzionet e tij.
BE njoftoi se në protokollet e anëtarësimit në BE për Serbinë, dhe MSA për Kosovën përfshihen obligimet e tyre, dhe nuk vihet në pikpyetje nëse këto detyrime janë të qëndrueshme”./Periskopi/












