“Nuk e di se çka lypa me ardhë këtu”-Sekretari i MAPL shkarkohet pas fjalosjes me burrin e Albulena Haxhiut

“Nuk e di se çka lypa me ardhë këtu”-Sekretari i MAPL shkarkohet pas fjalosjes me burrin e Albulena Haxhiut

Fehmi Zena, para dy javëve është emëruar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, si zv. Sekretar i Përgjithshëm. Por, këtë pozitë nuk e mbajti gjatë, pasi sot ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi e ka shkarkuar nga detyra, shkruan Periskopi. Punën e sekretarit në MAPL nga sot do ta kryej, Trim Berisha, pasi edhe […]

Punën e sekretarit në MAPL nga sot do ta kryej, Trim Berisha, pasi edhe zyrtarisht është emëruar në këtë pozitë nga ministri Krasniqi. Ai është djali i kryetarit të Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Burime të Periskopit kanë bërë të ditur se shkarkimi i Fehmi Zenës ka ndodhur dhjetë ditë pasi pati një zënkë verbale me Alban Krasniqin, burrin e ministres, Albulena Haxhiu.

Krasniqi i cili është këshilltar i ministrit, mësohet se ka pasur një zënkë  verbale para dy javëve më Zenen lidhur me një vendim.

Periskopi ka kontaktuar më sekretarin e shkarkuar për të marr detaje, por i njëjti pa dashur të flasë rreth vendimit të shkrimit të tij, tha se “ mund të bëni qasje në dokumente zyrtare dhe e shihni arsyetimin”.

Më pas, Periskopi e ka pyetur decitivishtë atë se “A është e vërtet se ka pasur një zënkë verbale me Alban Krasniqin, dhe se a është kjo arsyeja e shkarkimit të tuaj”.

Zena vazhdoi duke thënë “Ju lutem, unë jam njeri serioz, nuk jam marr më këto çështje kurrë. Pooo, unë nuk e di se çka lypa me ardhë këtu (ministri) mas pari”.

Më 5 gusht 2022, Alban Krasniqi, bashkëshorti i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu është emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi. Ai shkon çdo ditë në punë në këtë institucion.

Ndërkohë më datë 01.03. 2023, Fehmi Zena është transferuar si zv. Sekretar në MAPL me një mandat për gjashtë muaj. Para dy javësh ai ka qenë duke e kryer punën e Udhëheqësit të Departamentit për Burime Njerëzore, Prokurim dhe Administratë në Këshillin Prokurial të Kosovës. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?