“Nuk e kam pa kurrë n’jetë po qeky u kanë, s’ka pasë kush tjetër“ – Deklaratat e dëshmitarit kundër Salih Mustafës

“Nuk e kam pa kurrë n’jetë po qeky u kanë, s’ka pasë kush tjetër“ – Deklaratat e dëshmitarit kundër Salih Mustafës

Po vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës – Calit, ish luftëtar i UÇK-së. Dëshmitari kundër z.Mustafa, është marrë në pyetje nga gjykatësit e Speciales sot. Në vijim, ju sjellim transkriptin e minutave të fundit (deri në orën 2:43 pasdite, kur seanca ka kaluar në private, e pahapur për publikun). Në vijim me shkronjën ‘Gj’ Periskopi transkripton […]

Po vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës – Calit, ish luftëtar i UÇK-së. Dëshmitari kundër z.Mustafa, është marrë në pyetje nga gjykatësit e Speciales sot.

Në vijim, ju sjellim transkriptin e minutave të fundit (deri në orën 2:43 pasdite, kur seanca ka kaluar në private, e pahapur për publikun). Në vijim me shkronjën ‘Gj’ Periskopi transkripton pyetjet e gjykatësit të parë në Hagë dhe me ‘Gj2”, ato të gjykatësit të dytë, derisa ‘Dëshmitari’, janë deklaratat e dëshmitarit kundër Mustafës.

Dëshmitari: Nuk e kam pa kurrë në jetë, po qeky u kanë, tjetër kush s’ka mujtë me kanë

Gj: A ka të bëj me të njëjtin person me kapelen e kuqe që të boksoi kur ishe në kerr?

Gj: Ke thënë, ke deklaru përpara, që ty të kanë bo llom, të kanë rrahë keq në Zllashë dhe në vende të tjera dhe si rezultat i kësaj ti je dëmtu, ke thënë poashtu që edhe krahu të është thy në disa vende dhe poashtu të është thy edhe gishti edhe dhëmbet, ke deklaru se ke pësu dëmtime të rënda në kokë dhe është dashtë me u operu. Sa i takon dhëmbëve, ke deklaru se ke shku te dentisti, të lutem a më thu dot se cka ndodhi me krahun që të ishte thyer në disa vende sic ke thënë ti, a shkove të doktori, apo jo?

Dëshmitari: Jam shku ama n’qat moment s’kam pasë me shku te doktori se jam kanë i burgostë, kur jam liru jam shku të doktori ama ma vonë.

Gj: Doktori, ta kuroi krahun, dhe e njëjta gjë ndodhi edhe për gishtin e thymë. Po t’i bëj këto pyetje dhe po shikoj ZPS-në sepse nuk kam pa asnjë dokument mjekësor që lidhet me krahun ose gishtin. Ndoshta jam gabim unë por nuk kam parë ndonjë dokument.

Gj2: Në dëshminë e dhënë të hënën para nesh, ju përshkruat, që të kanë rrahur dy herë dhe ke thënë të dyja herët të ka rënë një burrë që kishte kapelë të kuqe, ky person të ka thënë disa gjëra kur të ka rrehë, të ka thënë sipas asaj që the ti, vendosi revolverin në ballë, edhe ti the që tha se lëre le të shkojë se qenka me fat ky personi. Pastaj herën e dytë, të ka thënë gjana ky personi që t’ka rrehë, t’ka thënë kush janë hajnat. Ti, a e njohe zërin e personit herën e dytë që t’ka rrehë, a ishte i njëjti zë.

Dëshmitari: Vec po tregoj (nuk kuptohet) zanin tybe n’ia kam ngue, se s’muj mi ngu zanat, se di…

Gj2: Faleminderit. Sipas teje, ditën kur je liru, na e the se ti ke qenë nga fundi që të kanë liru, a është e saktë kjo? Poashtu ti na the dhe kjo ka të bëj me herën e parë që thirrën me emër, a e njihje ti ndonjë prej atyre emrave. Atë ditën kur të liruan nga Zllashi, ushtarët iu thërritën me emër, të thërritën ty dhe të tjerët, hera e parë që thua, pyetja ime është kjo, a i njofte emrat e personave tjerë?

Dëshmitari: Vec e kam ni kur m’kanë thirrë në emër edhe jam dalë jasht, kurgja tjetër.

Gj2: Ata që të thërritën në emër ty, ata po të flisnin në shqip edhe ty edhe të tjerëve? A mendon ti se personat që ishin ndaluar me ty vinin nga i njëjti rajon.

Dëshmitari: Nuk muj me ditë.

Gj2: A sillnin edhe persona të tjerë?

Dëshmitari: Herë pas here kanë pru edhe tjerë, nuk i kam njoftë.

Gj2: Familja jote a ishte në dijeni se ku ishe i ndaluar ti? A dihej në rajon që ushtarët e UCK-së kishin një vend në Zllashë ku ndalonin njerëz?

Dëshmitari: Ata se kanë ditë që ka burg se s’kanë besu që është kohë e burgut, as unë s’kam besu që mujnë me m’bo asi trajtimi në Zllashë s’kam besu.

Gj2: Ditën që erdhën dhe të morën e thanë se do shkojnë në Zllashë, nuk e dije se ku do të conin, a po e kishe një ide deri diku?

Dëshmitari: Se kam ditë se janë ardhë dy ushtarë thanë na jemi policë ushtarakë edhe me ardhë me neve deri në Zllashë kemi me të pyet dicka, s’kam dashtë me kundërshtu, s’kam besu që m’bajnë llom, se s’i kam pasë borxh kërkujt, nuk e di.

(Më pas me kërkesën e gjykatësit, seanca ka vazhduar e mbyllur për publikun për tu rikthyer pas afro 10 minutash në seancë të hapur – publike ) /Periskopi 

Të ngjashme
Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja