Nuk e transmetoi seancën në kanalin e parë, opozita do t’i dërgojë fjalimet në RTK

Armend Zemaj, deputet i LDK-së, ka thënë se bashkë me kolegët nga partitë tjera opozitare, në ora 14:30 do të shkojnë në RTK për t’i dorëzuar fjalimet e tyre. Kjo në shenjë revolte që RTK nuk e transmetoi seancën në kanalin qendror. “Të gjithë e dimë që RTK është transmetues publik, i themeluar dhe i […]

Kjo në shenjë revolte që RTK nuk e transmetoi seancën në kanalin qendror.

“Të gjithë e dimë që RTK është transmetues publik, i themeluar dhe i financuar nga Kuvendi i Kosovës që nënkupton se duhet t’i përgjigjet publikut dhe jo individit, e më së paku para politikës. Ne jemi të njoftuar që nuk ka transmetim të kësaj seance, në programin qendror të saj”.

“Kjo do të thotë mbytje e demokracisë edhe tentim që të mbytet zëri i deputetëve, përfaqësuesve të qytetarëve të këtij vendi. Si grupe opozitare i ftojmë mediat që janë të pranishme këtu që të gjithë së bashku në ora 14:30 do të shkojmë në RTK dhe t’i dorëzojmë fjalimet tona, ne që folëm dhe nuk na dëgjuan dhe gjithë kolegët tjerë që kanë të drejtë fjale për shqetësimet që janë ngritur në thirrjen e kësaj seance kuvendore”, ka thënë ai.

Ai shtoi se shefat e Grupeve Parlamentare do t’i adresohen qytetarëve para RTK-së.

Të ngjashme
Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes