“Nuk kemi hapësirë” – Komunat kundër Qeverisë, shkak një udhëzim administrativ

“Nuk kemi hapësirë” – Komunat kundër Qeverisë, shkak një udhëzim administrativ

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka dal kundër udhëzimit administrativ të Qeverisë së Kosovës ,që është në hartim e sipër, e që përmes tij, udhëzohen komunat që të ofrojnë hapësirat komunale për shërbime të ministrive të ndryshme të Qeverisë së Kosovës, shkruan Periskopi. Sazan Ibrahimi, drejtor Ekzekutiv në AKK, ka thënë për Persikopi se pse […]

Sazan Ibrahimi, drejtor Ekzekutiv në AKK, ka thënë për Persikopi se pse ky UA po kundërshtohet.

Si komuna të Kosovës, ata kanë listuar nëntë arsye, duke kundërshtuar kështu udhëzimin që po bëhet nga ministria e Pushtetit Lokal.

“Bordi i AKK-së është kundër Udhëzimit Administrativ (U.A) për ofrimin e hapësirave brenda objekteve të komunës për Institucionet qëndrore që ofrojnë shërbime në komuna”, ka thënë Ibrahimi.

Këto janë nëntë arsyet e AKK’së që kundërshtojnë UA:

1.Mungon baza ligjore për nxerrjen e këtij Udhezimi Administrativ dhe rregullorja ku thirret MAPL për nxjerrjen e këtij akti është e shfuqizuar.

2.Në asnjë rast kryetari i komunës nuk mund të obligohet me një Udhëzim Administrativ pa bazë ligjore që të siguroj në afat prej tredhjet (30) ditëve, hapësira publike për Institucionet qendrore për ofrimin e shërbimeve në komuna.

3.Shumica e komunave nuk kanë hapësirë për vete e lëre më të sigurojnë hapësira edhe për Insitucionet qëndrore. Rekomandohet që zyrtarët e MAPL të dalin pak në vizita nëpër komuna që ta shohin realitetin e jo të meren vendimet nga katet e larta të ndërtesës së ish-Rilindjes.

4.Nëse Institucionet qëndore janë të interesuara të ofrojnë shërbime në nivel komunal, atëherë ato duhet ta marin edhe përgjegjësinë për të siguruar hapësira për ofrimin e këtyre shëbimeve e jo që këtë barrë t’ia lëjnë kryetarëve të komunave.

5.Në bazë të praktikave të mëhershmë, kur qytetarët aplikonin për dokumete të udhëtimit nëpër komuna e ku kjo përgjegjësi është e MPBAP, shkaktoheshin tollovi nëpër ndërtesat komunale dhe ku me këtë rast qytetarët fajsonin komunat për këto tollovi.

6.Patjetër që duhet të meret në konsideratë mendimi i kryetarëve të komunave rreth këtij U.A

7.Paramendoni nëse të gjitha këto insitucione qëndore do kërkonin nga komunat që t’iu ipen hapësira të komunave në shfytëzim, atëherë ka mundësi që komunat të dalin me qira në objekte tjera në mënyrë që të zbatohet ky U.A.

8.Nuk bën që të hartohen këso U.A pa asnjë analizë paraprake të situatës nëpër komuna.

9.Do të ishte mirë që të zbatohen praktikat e mira rreth bashkëpunimit të komunave me Insitucineve qëndrore në lejimin e shfytëzimit të hapësirave të komunave përmes Marëveshjeve të ndërsjellta e jo me Urdhëra nga lart, ashtu siç e parasheh neni 4, pika 3 e këtij draft U.A

Udhëzimi i çuditshëm i Qeverisë për komunat: Urdhërohen kryetarët të sigurojnë hapësira për shërbime të ministrive

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?