Nurtene Deva, e dënuar për vepër penale nga kapitulli i veprave të korrupsionit emërohet u.d rektore e Universitetit të Mitrovicës

Nurtene Deva, e dënuar për vepër penale nga kapitulli i veprave të korrupsionit emërohet u.d rektore e Universitetit të Mitrovicës

Në shtator 2022, Nurtene Deva ishte dënuar me 800 euro gjobë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, pasi e kishte pranuar kryerjen e veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobies tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”. Pavarësisht, këtij aktgjykimi dënues, Këshilli Drejtues i Universitetit të Mitrovicës […]

Pavarësisht, këtij aktgjykimi dënues, Këshilli Drejtues i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, ka emëruar në pozitën e ushtrueses së detyrës, Nurtene Devën.

Kjo e fundit, ishte akuzuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 19 tetor 2021, pasi sipas Prokurorisë, ndonëse ishte e aftë të kuptonte rëndësinë e punës së saj dhe të menaxhonte veprimet e saj, ajo si zyrtare e lartë publike –anëtare e Këshillit Drejtues të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, kishte vepruar në kundërshtim me nenin 8, paragrafi 1 të Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktakuzës, Deva nuk i kishte deklaruar të dhënat e kërkuara, në atë mënyrë që në formularin, i cili i referohet deklarimit të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, fitimit material në Agjencinë Kundër Korrupsionit në periudhën nga 1 mars 2020 deri më 31 mars 2020, për vitin paraprak, nuk ka deklaruar të dhënat e kërkuara në formën e sipërpërmendur, në lidhje me të hyrat dhe për vitin paraprak nga 1 janar 2019 deri më 31 dhjetor 2019, ku ka paraqitur shumën e të hyrave neto në vlerë prej 20 mijë e 213 euro, dhe jo të hyrat faktike në vlerë prej 25 mijë e 52 euro.

Gjatë periudhës kur Deva nuk e ka deklaruar pasurinë, ka qenë anëtare e Këshillit Drejtues të Universitetit të Mitrovicës.

Lidhur me këtë, ajo akuzohej se ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, idhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430, paragrafi 2 i Kodit Penal, e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet.Në anën tjetër, nga Universiteti i Mitrovicës, emërimin e saj në krye të Universitetit, e kanë arsyetuar me faktin se Nurtene Deva edhe pse e dënuar për vepër penale të korrupsionit, ajo gjobën e shqiptuar e ka paguar sipas ligjit.

21 prilli / 2 ditë fushatë zgjedhore në Veri, i tërë procesi kushton 233 mijë e 204 euro

Të ngjashme
Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona