Obiliqasit denoncojnë punësimet nepotike e partiake në KEK: “I thash, hajt bre djali jem, se s’kemi me dekë uni’

Mbi 4 mijë qytetarë të Kosovës, kanë aplikuar për pak më shumë se 100 vende pune në Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), konkurs ky i cili ishte i hapur në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar (2021), më saktësisht ishte hapur në periudhën ku ishte hapur edhe fushata për rundin e dytë të […]
Akuzat e para fillimisht erdhën nga vet ata persona që kishin qenë kandidat në këtë konkurs dhe që kishin humbur rastin të punësohen.
Një ankesë të tillë e kishin në veçanti qytetarët e komunës së Obliqit.
Periskopi ka qëndruar dje gjatë ditës në këtë komunë për të biseduar me qytetarët e kësaj ane dhe për të folur me ta, lidhur me këto punësime.
Me të filluar ecjen në sheshin e kësaj komune, dy të moshuar e ndalën ekipin e Periskopit, duke e pyetur se çfarë teme po trajtonin, me të kuptuar temën, i moshuari e lëshoi një ofshamë ‘’offf, bash unë po du me fol për qët sen, a ban’’?
“Djali jem 40 e diçka pyetje pozitive i ka pas edhe e kanë rrëzu. Kanë thënë që i marrim të Obiliqit edhe në fund si kanë marrë.” (Njazi Fejza-djali i të moshuarit). Pa punë është (djali), katër fëmijë i ka, unë e mbajë veç me një pension edhe punoj kapak. Kemi përparësi me ligj, po nuk po e këqyrin përparësinë, nuk këqyret hiç”
Një ankesë të tillë e pati edhe babai i kandidatit Visar Mirena, i cili kishte aplikuar online, por që nuk u morë parasysh, e as nuk e thirrën as në fazën testuese.
“Unë e kam një djalë i ka 35 vjet, ka nevojë për punë, bile bash qeto punësimet e fundit që u banën iu mbushën sytë lot, edhe i thashë hajt bre djali jem se nuk kemi me vdekë uni, më tha bre babi mue as nuk me kanë thirr. Po ka qenë kandidat, ka apliku online as nuk e kanë thirr”
Pas gjithë kësaj edhe Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë me një ‘sqarim’, që në fillim duket si një reagim i një OJQ-je, për konkursin ku u raportua për punësime të familjarëve dhe militantëve të partisë në pushtet.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se pas përfundimit të procedurave të rekrutimit sipas shpalljes publike për plotësimin e 150 pozitave të lira, ku kishin aplikuar 4668 kandidat, janë publikuar rezultatet përzgjedhjes për 128 pozita. Ndërsa për 17 pozita ende të pa plotësuara vazhdon procedura e rekrutimit si dhe për 5 pozita për të cilat nuk kemi pasur kandidat të suksesshëm, do të rishpallen në një të ardhme të afërt”.
“Lidhur me këtë, KEK inkurajon çdo aplikues që konsideron se i janë shkelur të drejtat e garantuara me dispozita ligjore, të parashtroj ankesë brenda afatit ligjor në komisionin e ankesave”, thuhej ndër të tjera në ‘sqarimin’ KEK-ut për konkursin/Periskopi/Besarta Hoti.












