“Oferta” e VV-së: Jep deri 100 euro donacion për partinë, fito pozitë në Telekom

“Oferta” e VV-së: Jep deri 100 euro donacion për partinë, fito pozitë në Telekom

Që nga ardhja e Qeverisë Kurti në pushtet, Telekomi i Kosovës që udhëhiqet nga Burbuqe Hana është shfrytëzuar për të avancuar miq e familjarë të pushtetit. Pozitat e larta menaxheriale po përdoren si shpërblim për besnikëri politike, ndërsa emërimet në pozita nuk po bëhen në bazë të meritokracisë, shkruan Periskopi. Periskopi ka raportuar në vazhdimësi se […]

Që nga ardhja e Qeverisë Kurti në pushtet, Telekomi i Kosovës që udhëhiqet nga Burbuqe Hana është shfrytëzuar për të avancuar miq e familjarë të pushtetit. Pozitat e larta menaxheriale po përdoren si shpërblim për besnikëri politike, ndërsa emërimet në pozita nuk po bëhen në bazë të meritokracisë, shkruan Periskopi.

Periskopi ka raportuar në vazhdimësi se si Burbuqe Hana, që nga marrja e pozites së Kryeshefes Ekzekutive të Telekomit, ka avancuar në pozita të larta këshilltarë dhe individë të lidhur ngushtë me të – shoqe, miq dhe bashkëpunëtorë politikë.

Burime të Periskopit kanë treguar për avancimet e fundit që janë bërë brenda ndërrmarrjes publike, Telekomi dhe se si u rehatuan donatorët e Vetëvendosjes.

Sanije Sahiti është shoqja e ngushtë e Burbuqe Hanës për të cilën Periskopi ka raportuar edhe më herët.

Ajo është emëruar këshilltare e Burbuqe Hanës, pa asnjë proces transparent – as konkurs të brendshëm, as të jashtëm – pavarësisht se Telekomi ka mbi 30 juristë të kualifikuar brenda.

Sanije Sahiti rezulton edhe në listat e donatorëve të Vetëvendosjes, duke ngritur dyshime serioze për lidhjen ndërmjet përfitimeve profesionale dhe financimit politik.

Ajo në shkurt të vitit 2025 ka kontribuar me 50 euro në Vetëvendosje.

Përveç saj, “shpërblim” kanë marrë edhe Nuredin Hyseni bashkë me gruan e tij, Selvete Xhigoli.

Burime të Periskopit bëjnë me dije se Nuredin Hyseni është avancuar në pozitën e menaxherit në departamentin e financave, dhe bashkëshortja e tij Selvete Xhigoli, gjithashtu punonjëse e lartë në sektorin e financave, dhe ushtruese e detyrës së auditorit në Telekom.

Në dokumentin e siguruar nga Periskopi, të dy, burrë e grua kanë kontribuar në Vetëvendosje me nga 50 euro.

Me 30 euro ka kontribuar në Vetëvendosje Shpëtim Zharku, i cili sot mban pozitë menaxheriale në Telekom, por i njëjti siç ka raportuar Insajderi u emërua edhe në bordin e KEK-ut.

Pak më i mençur se Zharku u tregua menaxheri tjetër në Telekom, Ilaz Halili, i cili për t’u mos u vërjetur që ka kontribuar në Vetëvendosje ka zgjedhur djalin e tij, Arnisin që t’i bëjë transaksion 100 euro në llogarinë e partisë së Albin Kurtit.

Telekomi rehatoi dostat e Bislimit në pozita menaxheriale – para dy vite largoi nga puna gruan e heroit, Ilaz Kodra

Të ngjashme
Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit