“Oligarkët po duan ta kapin KPM-në” – Besnik Berisha flet me gjuhën e Kurtit dhe nuk e mohon këtë

“Oligarkët po duan ta kapin KPM-në” – Besnik Berisha flet me gjuhën e Kurtit dhe nuk e mohon këtë

Besnik Berisha, kryetari i ri i Komisionit të Pavarur të Mediave, që u zgjodh sot në atë që u pa si kompletim i kapjes së këtij institucioni të pavarur, ka treguar publikisht se e ka përkrahur kryeministrin Albin Kurti gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, derisa përdori edhe disa shprehje të ngjajshme me të. Berisha në […]

Besnik Berisha, kryetari i ri i Komisionit të Pavarur të Mediave, që u zgjodh sot në atë që u pa si kompletim i kapjes së këtij institucioni të pavarur, ka treguar publikisht se e ka përkrahur kryeministrin Albin Kurti gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, derisa përdori edhe disa shprehje të ngjajshme me të.

Berisha në Debat Plus, duke folur për statusin e tij të famshëm ku mbron VV-në e sulmon analistët, ka thënë se “nuk është i kapur nga asnjë parti”.

“Jam i sigurt që dikush don me…jam i sigurt që dikujt kjo i ka prishë punë, se ka mendu që po hyn dikush i pavarur. Nuk jam i kapur prej asnjë partie.

Në raport të progresit e ki, kur jemi zgjedhë, unë, Jeton Mehmeti dhe Fatih Basha, përmendet që u zgjodhen për njerëz të pavarur. Me të thën të drejtën, as raportit të Progresit s’i besoj çdo herë. Citati ka qenë në vitin 2021, unë në atë kohë, jam qytetar edhe sot, nuk kam qenë funksionarë publik atë kohë, kam përkrah një ndryshim, se kam konsideru se situate ka qenë shumë e keqe, edhe sot e ndaj atë mendim” – tha ai.

Më pas, pyetja që iu shtrua nga analistët, kishte të bënte me atë se si ai, dhe Luljeta Aliu po fyejnë publikisht njerëzit.

Këtu, Berisha do të përgjigjej me një deklaratë goxha të ngjajshme si kryeministri Albin Kurti.

“Këtu shihet që ka tendencë me kap KPM-në. Disa OJQ, disa oligarkë, disa gazetarë e disa analistë” – ka shtuar Berisha.

Moderatori i ndërhyu, duke thënë se gjuha e tij përshtatet me atë të Kurtit, megjithëse ky refuzoi të përmend emra.

Nashta ja ka qëllu, tash s’kam faj… Nuk e kam plan me shku ku po don ti, me përmend emra”.

E pranishme, ka qenë edhe anëtarja e Komisionit të Pavarur të Mediave, Luljeta Aliu e cila ka deklaruar se “rregullorja e cakton zgjedhjen e kryetarit”, gjë që nxiti reagimin e analistit Imer Mushkolaj.

Gjatë debatit, Aliu e cila njihet për afërsinë me VV-në, fillimisht tha:

“Rregullorja e cakton qysh bëhet zgjedhja e kryetarit”.

Këtu reagoi Mushkolaj duke thënë se rregulloret janë derivate të ligjit.

“Rregulloret janë derivate të ligjit, mos u përpjek me thënë është akt i brendshëm, i veçantë, është akt nënligjor, mundeni me arsyetu por nuk është ashtu”.

“Ani folë për çështje që si njeh edhe vazhdo” – tha Aliu.

Mushkolaj e pyeti se çfarë është rregulluar me zgjedhjen e kryetarit të ri, derisa Aliu tha se“çfarë po u prishë punë” që u zgjodh kryetari i ri.

“Kurrgjë s’më prish mu punë, a mundem me bë pyetjen çka është kjo çasje spo të kuptoj…S’ma ndalon as s’ma lejon ti mu, nuk je këtu as me ma ndalu as me ma leju mu. Nuk je police, as gjyqytare, je anëtare e KPM-së e dërguar nga VV-ja” tha Mushkolaj, transmeton Nacionale.

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta