Opsionet e opozitës për të shkuar në zgjedhje – PDK, LDK dhe AAK flasin për Periskopin

Ka më shumë se dy javë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë në Televizionin Publik lëshoi një deklaratë se “kurdo që partitë opozitare të duan”, vendi mund të shkoj në zgjedhje të parakohshme, shkruan Periskopi. Madje, Kurti tha se do ta ndihmonte opozitën për bërjen e numrave në Kuvendin e Kosovës. Të […]
Madje, Kurti tha se do ta ndihmonte opozitën për bërjen e numrave në Kuvendin e Kosovës.
Të gjitha partitë opozitare, përfshirë Partinë Demokratike, Lidhjen Demokratike dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në parim u deklaruan se janë të gatshme për zgjedhje të parakohshme.
Nyja ka mbetur se si vendi mund të shkojë në zgjedhje.
Albin Kurti është betonuar që përmes metodës së dorëheqjes, vendin nuk do ta çoj në zgjedhje – duke i ofruar kësisoj opozitës vetëm një opison – atë të shpëndarjes së Kuvendit të Kosovës.
Këtë variant nuk po e duan tri partitë opozitare parlamentare, duke insistuar se Kurti që njëherit është edhe kryetar i partisë në pushtet LVV, duhet të dorëhiqet ose që ai të shkarkohet përmes një mocioni të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës.
Partia më e madhe opozitare po insiton se 9 qershori duhet të jetë si datë e mundur kur qytetarët e Kosovës mund t`i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryeministrin e ardhshëm katër vjeçar.
Betim Gjoshi, sekretar organizativ në PDK, i ka thënë të hënën Periskopit se mënyra se si vendi mund të shkoj në zgjedhje është shpërbërja e Kuvendit.
“Ne si PDK jemi që zgjedhjet të mbahen sa më parë, çdo ditë që rrinë kjo qeveri është dëm për Kosovën.Ne kemi propozuar 9 qershorin si datë , ndërsa për mënyrën ne kemi propozuar mënyrën e mundshme që është shpërbërja e Kuvendit, si opsion më real”, tha Gjoshi për Persikopin.
Partia që drejtohet nga, Lumri Abdixhiku, Lidhja Demoraktike e Kosovës ka një qëndrim se e vetmja rrugë që vendi mund të shkoj në zgjedhje të parakohshme është dorëheqja e kryeministrit aktual.
Rrezarta Krasniqi, deputete e LDK-së në një prononcim për Periskopin, tregoi se partia ku bën pjesë ajo nuk kanë ndonjë datë se kur zgjedhjet mund të mbahen por që ka thënë se ka vetëm një rrugë që ato të mbahen.
“Tashmë secili e dinë që Albin Kurti është dorëzuar, ka dështuar në çdo sferë të qeverisjes dhe se mënyra se si mund të shkojmë në zgjedhje është dorëheqje e tij. LDK nuk mbështet asnjë opsion për shpërbërje të Kuvendit”, ka thënë Krasniqi për Persikopin.
Për Aleancën për Ardhmërin e Kosovës tashmë është e qartë se “Kurti është dorëzuar” dhe e vetmja mënyrë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme është shkarkimi i kryeminsitrit, Albin Kurti.
Madje nga ky subjekt politik kanë përgatitur edhe një rezolutë që ka të bëjë më këtë çëshjte e që thonë se do ta prezantojnë në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
“Një kryeministër që ka një plan qeverisës, objektiva qeverisëse, që ka synime për të përmbushur projektet, ai nuk flet për zgjedhje të parakohshme. Ai kryeministër do të fliste se si do ta përmbyllë vitin katërvjeçar me projekte. Në momentin kur Kurti flet për zgjedhje, është dorëzim i tij, dhe duhet të ndodhë shkarkimi i tij. Ai po mundohet ta hedh topin tek opozita dhe të viktimizohet”, ka thënë Besnik Tahiri shef i GP të AAK-së për Persikopin.
Sipas tij nuk është problem Kuvendi i Kosovës, por qeverisja në vend.
“Përndryshe, të gjithe parametrat e deritashem të kesaj Qeverie, janë deshmi se jane plotésuar te githa kushtet qe qeveria ta permbyllé mandatin e saj me doreheqje, ose me mocion per shkarkimin e saj, te propozuar nga AAK.Pas doreheqjes ose shkarkimit te qeverise, të shpërbehet Kuvendi i Republikës se Kosovës. Kjo eshte Rezoluta jone qe do te prezantohet ne seancen tjeter kur do te diskutohet tri vjet qeveri”, përfundoi Tahiri.
Përderisa gjithçka ka mbetur vetëm deklarativisht për zgjedhjet, tashmë partitë opozitare kanë propozuar emrat e kandidatëve nga partitë e tyre se kush mund të jetë kryeministër i ardhshëm.
PDK tashmë ka zyrtarizuar Bedri Hamzën si kandidat, Lidhja Demoraktike e Kosovës me Lumir Abdixhikun dhe AAK sipas të gjitha gjasave do të garoj me liderin e saj Ramush Haradinaj /Periskopi/












