“Organizatë kriminale” – Për dallim nga Feim Kelmendit, Telekomi thotë se janë të hapur për bashkëpunim me Prokurorinë Speciale

“Organizatë kriminale” – Për dallim nga Feim Kelmendit, Telekomi thotë se janë të hapur për bashkëpunim me Prokurorinë Speciale

Tash e dy ditë një deklaratë skandaloze e drejtorit të Financave të Telekomit Feim Kelmendi është bërë temë debati në publik. Kelmendi në një postim të tij e ka quajtur “organizatë kriminale” Prokurorinë Speciale të Kosovës, pasi kjo e fundit ka nisur hetimet për disa kontrata të negociuara në këtë ndërmarrje Publike, e që vlera […]

Kelmendi në një postim të tij e ka quajtur “organizatë kriminale” Prokurorinë Speciale të Kosovës, pasi kjo e fundit ka nisur hetimet për disa kontrata të negociuara në këtë ndërmarrje Publike, e që vlera e tyre është afër 20 milionë euro.

E shkak për këtë u bënë, disa pyetje të Periskopit që ishin drejtuar në zyrën për media të Telekomit të Kosovës, në lidhje me hetimet që ka nisur njësia për krime ekonomike e policisë së Kosovës bashkë me Prokurorinë Speciale.

Krejt çka ka ndodhur është se Feim Kelmendi zyrtar i lartë i Telekomit, nuk ka pritur fare zyrën për media në këtë ndërmarrje që të përgjigjet në pyetjet e nisura, por ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” kontratat e kërkuar nga policia ( ka publikuar edhe emrat e hetuesve policor jashtëligjshëm), e ku aty hodhi vrer ndaj Prokurorisë Speciale.


Për dallim prej tij, zyra për media në Telekomin e Kosovës ka qenë më e kujdeshme në raport me prokurironë speciale dhe policinë e Kosovës.

Fadil Lepaja në një përgjigje për Periskopin ka thënë se bashkëpunojnë ngushtë me këto institucione.

“Në parim, Telekomi mundohet në masë të madhe që zyrtarisht të mos komentoj e as të mos i publikoj interesimet, kërkesat apo vendimet e Policisë së Kosovës, Prokurorisë apo Gjykatave. Ne respektojmë punën dhe kompetencën e tyre, ndërkohë që kujdesemi të bëjmë punën tonë sa më mirë, në harmoni me autorizimet që na i jep ligji”, ka thënë ai për Periskopi.

Lepaja madje ka dhënë detaje edhe për numrin e kontratatave të negociuara për të cilat prokuroria dhe policia ka nisur t`i hetojë.

“Anash asaj se si i ju referoheni këtyre kontratave, mund të konfirmojmë se hetues nga Policia e Kosovës kane kërkuar dokumentacion për 10 (dhjetë) aktivitete të prokurimit që janë udhëhequr përmes “Procedurës së Negociuar Pa Publikim të njoftimit për kontratë” sipas nenit 35 të Ligjit për Prokurim Publik. Dokumentacioni është kërkuar dhe është dorëzuar në mënyrë zyrtare”, ka thënë ai.

“Prokuroria Speciale veç nëse na kapen për aty ku s’thuhet”, Sallahu shpërndan postimin skandaloz

Të ngjashme
Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë