Osmani akuzon LDK-në se i ngulën ‘thika pas shpine’: U ankuan për mua në Administratën amerikane

Vjosa Osmani, nënkryetare e LDK-së, thotë se partia e saj i ka vënë thika prapa shpinës. Ajo thotë se LDK është ankuar për të në administratën amerikane dhe në EPP. “Kemi figura të caktuara që dërgojnë prapa shpinës thika sepse kjo nuk i takon LDK-së sepse nuk mund të bëhet LDK si partitë tjera. Ta […]
Vjosa Osmani, nënkryetare e LDK-së, thotë se partia e saj i ka vënë thika prapa shpinës. Ajo thotë se LDK është ankuar për të në administratën amerikane dhe në EPP.
“Kemi figura të caktuara që dërgojnë prapa shpinës thika sepse kjo nuk i takon LDK-së sepse nuk mund të bëhet LDK si partitë tjera. Ta zëmë, hic në raport me VV-në që ka qenë në koalicion, në raport me mua si kryetare e Kuvendit, si nënkryetare e LDK0-së, përderisa akoma ishte koalicioni gjallë kishte zyrtarë të LDK-së që i dërgonin letra administratës amerikane, EPP-së për mua, ku thuhej se ajo nuk ka qëndrime për këtë cështje ose atë cështje. Ose së fundi EPP-së i thanë i kemi humbur zgjedhjet shkaku i Vjosa Osmanit”, ka thënë ajo./Periskopi/












