Osmani: Dialogu me Serbinë po vazhdon, mund të bëhet edhe më dinamik

Osmani: Dialogu me Serbinë po vazhdon, mund të bëhet edhe më dinamik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shpreson që BE-ja do të merret me padrejtësinë e vizave për kosovarët.

Ajo është pyetur nga gazetarët edhe lidhur me dialogun Kosovës – Serbi.

Osmani tha për dialogun: Kur vjen puna të dialogu me Serbinë, dialogu po vazhdon. Besoj që shumë shpejt, dhe kjo varet nga liderët e BE-së, që procesi do të bëhet edhe më dinamik. Gjatë gjithë këtij procesi, Kosova është treguar konstruktive dhe që dëshiron më shumë paqe e stabilitet në rajon dhe ne do ta vazhdojnë këtë qasje konstruktive.

Osmani për vizat: Është absolutisht e papranueshme për Kosovën që ta rihapë procesin e liberalizimit të vizave. Tani iu takon shteteve anëtare të BE-së, që të merren me këtë padrejtësi të madhe ndaj popullit të Kosovës”, ka thënë Osmani në një konferencë me presidentin slloven, Borut Pahor, përcjell Periskopi.

 

Shpërndaje në: