Osmani: Kemi paraqitur kërkesën për masë të përkohshme për pezullim të rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh

Në një konferencë për shtyp Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar para mediave se ka paraqitur në Gjykatë një kërkesë zyrtare për masë të përkohshme, me qëllim pezullimin e afatit 30-ditor në një çështje që sipas saj ka rëndësi të veçantë për funksionimin e institucioneve shtetërore, shkruan Periskopi. Osmani tha se kjo kërkesë është […]
Në një konferencë për shtyp Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar para mediave se ka paraqitur në Gjykatë një kërkesë zyrtare për masë të përkohshme, me qëllim pezullimin e afatit 30-ditor në një çështje që sipas saj ka rëndësi të veçantë për funksionimin e institucioneve shtetërore, shkruan Periskopi.
Osmani tha se kjo kërkesë është ndërmarrë për të mbrojtur interesin publik dhe për të parandaluar një situatë të mundshme bllokade institucionale.
“…Kemi paraqitur edhe kërkesën për masë të përkohshme për pezullim të rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh. Kërkesa për masë është mundësi që të shmanget futja e institucioneve në bllokadë pa fund…” deklaroi ajo para gazetarëve.












