Osmani mes “dy zjarresh” për çështjen e Kuvendit: T’ia mbaj “zhagun” Kurtit apo ta respektoj Kushtetutën

Osmani mes “dy zjarresh” për çështjen e Kuvendit: T’ia mbaj “zhagun” Kurtit apo ta respektoj Kushtetutën

Katër nënkryetar po, por një mangu ka mbetë nga komuniteti serb. Për kryetarin e kuvendit, Dimal Basha bën edhe pa të, anipse kështu shkelet aktgjkimi i Gjykatës Kushtetuese dhe rregullorja e Kuvendit, shkruan Periskopi. Pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentari Dimal Basha ka vlerësuar se kuvendi mund të jetë i konsituuar edhe […]

Pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentari Dimal Basha ka vlerësuar se kuvendi mund të jetë i konsituuar edhe pa zgjedhjen e një nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.

“Unë kam vlerësu që mos ta bllokojmë shtetin për shkak të moszgjedhjen të nënkryetari por të vazhdojmë me punën e kuvendit për shkak se është ezauru pika e 4. Pra unë nuk kam mundur të marr asnjë hap tjetër sepse 10 kandidatët nga komuniteti  serbe ju kanë nënshtru votimit por ansjëri si ka marr votat e mjaftueshme. Mbledhjet e kryesisë zhvillohen kur janë  të pranishëm shumica e anëtarëve të kryesisë dhe une besoj qe me 4 anëtarë me mua 5 kemi korumin e mjaftueshëm për të pas një kuvend funksional. Për mu nuk ka logjikë që të bllokohet kuvendi për moszgjedhjene një nënkryetari”, tha Basha dje në një konferenecë për medie.

Çka tha Presidentja e çka do të bëjë?

Pas takimit që pati presidentja e vendit Vjosa Osmani me kryetarin e Kuvendit, Dimal Bashën, tha se ekipi ligjor janë duke e shqyrtuar çështjen e konstituimit të Kuvendit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim, në cilësinë e tij, të kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, z. Dimal Basha. Në këtë takim kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, u tha në njoftimin e Presidencës për takimin.

Periskopi sot dërguar pyetje edhe në zyrën e Presidencës në lidhje me atë se a do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, por nga zyra e saj nuk dhanë ndonjë përgjigje.

Në anën tjetër nga Instituti i Kosovës për Drejtësi(IKD) kanë vlerësuar se Kuvendi nuk është i konstituuar pas pasur 5 nënkryetar, duke i kërkuar presidentës Osmani që “mos ta kërkojë mandatarin nga VV-ja, por ta dërgojë rastin në Kushtetuese”.

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Melos Kolshi në një prononcim për Periskopin tha se nuk ka Kuvend të konstituar pas pasur pesë nënkryetar, përfshi edhe ata të komuniteteve.

“Në bazë të Kushtetutës, aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit, seanca konstituive e Kuvendit përfundon vetëm pasi të jenë zgjedhur Kryetari dhe të gjithë nënkryetarët e Kuvendit. Po ashtu, Rregullorja e Kuvendit përcakton qartë se Kryesia përbëhet nga Kryetari dhe pesë nënkryetarë, duke përfshirë përfaqësuesin e komunitetit serb dhe atë të komuniteteve tjera jo-shumicë. Pra, nuk kemi Kuvend të konstituar, pa pasur pesë nënkryetarë”, tha Kolshi për Periskopin.

“Presidentja mos ta kërkojë mandatarin nga VV-ja, por ta dërgojë rastin në Kushtetuese”

Ndërsa, Lista Serbe mori hapa shprejtë, duke dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb.

Në njoftimin e tyre thuhet se presin nga Kushtetuesja të reagojë dhe të marrë masat e nevojshme.

“Anëtarët e Listës Serbe dorëzuan sot një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e rëndë të të drejtave të popullit serb në seancat e Kuvendit në Prishtinë. Parimet kushtetuese dhe demokratike janë shkelur rëndë, dhe populli serb nuk është në gjendje t’i ushtrojë të drejtat e garantuara. Ne presim që Gjykata Kushtetuese të reagojë urgjentisht dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sundimin e ligjit, si dhe të drejtat e popullit serb në përputhje me aktet ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se partitë e tjera kishin refuzuar ftesën e kryeparlamentarit Basha për mbledhjen e kryesisë, duke e cilësuar si të ‘‘pakuptimtë’, dhe duke thënë se ata s’marrin pjesë në  ‘‘çmenduri të tilla”./PERISKOPI

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?