Osmani nga New York: Do të përçoj zërin e popullit të Kosovës

Osmani nga New York: Do të përçoj zërin e popullit të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar nga Nju Jorku, aty ku po merr pjesë në javën e nivelit të lartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në një paraqitje direkte nga profili i saj në Facebook, Osmani pohoi se Kosova merr pjesë tradicionalisht në këtë organizim, anipse nuk është anëtare e Asamblesë. […]

Në një paraqitje direkte nga profili i saj në Facebook, Osmani pohoi se Kosova merr pjesë tradicionalisht në këtë organizim, anipse nuk është anëtare e Asamblesë.

“Kosova nuk është anëtare, por tradicionalisht liderët tanë kanë udhëtuar gjatë kësaj jave në Nju Jork për të  takuar miq të dëshmuar të Republikës sonë dhe për të krijuar miqësi e alaneca të reja”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për takimet që do të ketë me liderët botëror dhe për pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

“Është shumë me rëndësi që do të kemi mundësi që të marrim pjesë në organizime bashkë me liderë të tjerë botëror, takimet do të fillojnë pas pask, pas  gjysmë ore”.

Ajo e cilësoi si më të rëndësishmën pritjen e organizuar nga presidenti Biden.

“Mirëpo më e rëndësishmja do të jetë pritja e organizuar nga presidenti Biden, ku do të kem mundësi që ta falënderoj në emër të popullit të Republikës së Kosovës, për aleancën tonë të fuqishme dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Osmani.

Osmani tha se do të përçojë zërin e popullit të Kosovës.

“Në takime bilaterale me liderë të tjerë e në organizme e diskutime të tjera do ta përçojë zërin e popullit të Kosovës dhe qëndrimet e Republikës së Kosovës jo vetëm për zhvillimet rajonale, por si mund të jetë Kosova një faktor që konttrribuon edhe për sfidat e tjera globale”, tha ajo.

E njëjta theksoi se do të ketë takime të rëndësishme me mërgatën tonë atje.

 

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit