Osmani nga Shqipëria për Isa Mustafën: S’po merrem me të, jam jashtëzakonisht e zënë

U.d presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta ka folur edhe për përpjekjen e kryetarit të LDK’së Isa Mustafa që të bisedohet me partitë politike për gjetjen e një zgjidhje për postin e presidentit. Osmani nga Shqipëria e ka ‘goditur‘ me fjalë Isa Mustafën duke thënë […]
Osmani nga Shqipëria e ka ‘goditur‘ me fjalë Isa Mustafën duke thënë se nuk merret me të që një kohë të gjatë, raporton Periskopi.
“Kam një kohë tepër të gjatë që nuk e kam dëgjuar se çfarë thotë sepse jam shumë jashtëzakonisht e zënë duke u marrë me sfidat që janë në institucionet tona, që janë shkaktuar edhe për faj të ti, kështu që nuk kam kohë të merrem me to”
“Nuk e besoj që z. Mustafa është i interesuar të shkojë në zgjedhje”, ka thënë ajo./Periskopi/












