Osmani – opozitës: Të bëhemi bashkë për sfidën e Asociacionit, drafti i të cilit na ka ardhë

Presidentja Vjosa Osmani, në një pjesë të fjalimit për fundin e vitit në Kuvend, tha se ‘drafti i Asociacionit të komunave serbe’ i dorëzuar nga ‘partnerët tanë ndërkombëtarë’, duhet të ‘validohet në Gjykatën Kushtetuese’. ‘Së fundmi Kosovës i është dorëzuar një draft statut për Asociacion të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga partnerët tanë. […]
Presidentja Vjosa Osmani, në një pjesë të fjalimit për fundin e vitit në Kuvend, tha se ‘drafti i Asociacionit të komunave serbe’ i dorëzuar nga ‘partnerët tanë ndërkombëtarë’, duhet të ‘validohet në Gjykatën Kushtetuese’.
‘Së fundmi Kosovës i është dorëzuar një draft statut për Asociacion të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga partnerët tanë.
Derisa vlerësimi i hartuesve është se drafti është në harmoni me Kushtetutën, dua të theksoj se institucioni që do ta bëj këtë vlerësim, është Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Është me rëndësi që të gjithë ne pa dallim, të ulemi dhe bashkarisht të përgatisim komentet tona bazuar në shqetësimet që mund t’i kemi dhe t’i dërgojmë ato në Gjykatën Kushtetuese kurdo që drafti të dorëzohet në këtë institucion.
Qëllimi ynë duhet të jetë që të sigurojmë përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe të mos lejojmë një pushtet të ndërmjetëm të qeverisjes apo anomali të tjera të cilat rrezikojnë funksionimin e brendshëm të shtetit tonë.
Përvec konsultimeve të vazhdueshme me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, kam ftuar në takim edhe partitë opozitare në mënyrë që të jemi unifikues në këtë temë sfiduese për vendin tonë’, tha ajo./Periskopi
Fjalimi i Presidentes bojkotohet nga PDK dhe AAK: Nuk shihen as disa ministra të Qeverisë












