Osmani: Pacolli do të ftohet në raportim për pretendimet e artikullit të Periskopit

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, ka thënë se ky Komision ka kohë që pret një përgjigje nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, që të raportojë në KPJ. E në raportimin e radhës, Osmani ka thënë se Pacolli do të pyetet edhe për pretendimet e artikullit të Periskopit:Cilat janë lidhjet e Behgjet […]
Periskopi ka raportuar javën e kaluar për lidhjet e dyshimta të ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli me menaxherin e kompanisë ‘Rais Group Inernational NC,LLC’, Enrique Rais.
Kompania në fjalë, sipas hulumtimit të Jack Daives, gazetar i pavarur që ka shkruar artikullin ekskluvisht për Periskopin, nxjerrte në pah se (kompania) figuron në dokumentet e drejtësisë amerikane si ‘subjet i hetimit ndërkombëtar për lidhjet e tij me grupe kriminale të organizuara, kompani fantazmë, kartele dhe politikanë të korruptuar”.
Artikulli i Periskopit, po ashtu nxjerr në pah se si në njërin nga dokumentet e kompanisë, emri i ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, figuron si njëri nga ‘menaxherët e kompanisë’.
Lidhur me këtë, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, i ka thënë Periskopit se ka kohë që ky Komision e ka ftuar Pacollin për raportim, por se ai ende unk i është përgjigjur ftesës së Komisionit.
“Ne kemi ftuar z. Pacolli ne raportim ne KPJ lidhur me raportimin per sherbimin e jashtem, po ende nuk kemi nje date te konfirmuar nga ai”, ka thënë Osmani në një përgjigje për Periskopin.
Ajo ka thënë se do të kërkohen sqarime edhe rreth pretendimeve të artikullit të Periskopit.
“Do te kerkojme sqarime edhe rreth ketyre pretendimeve”, ka thënë Osmani në një përgjigje për Periskopin.
Ndryshe, për të pasur një përgjigje në pyetjen se si gjendet Pacolli partner biznesor në kompaninë e njeriut që e ka emrin në Listën e Kuqe të Interpolit dhe në pyetje të tjera, lexoni hulumtimin e publikuar ditë më parë nga Periskopi.












